LAJMI I FUNDIT:

Osmani organizon takim pune me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor në Maqedoni

Osmani organizon takim pune me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor në Maqedoni

Nesër me fillim në ora 9:30, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Bujar Osmani do të organizojë mëngjes pune me ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë. Në takim janë ftuar ambasadorët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Takimi realizohet vetëm një ditë pas publikimit të Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim në shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjë që do të jetë temë kryesore e takimit, ku pritet të hapen edhe temat e mbetura me interes rajonal, siç janë: seria e rradhës e raporteve të KE-së për shtetet që synojnë anëtarësimin në BE, avancimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, potencialin për bashkëpunim në korniza të Procesit të Berlinit, etj./Telegrafi/