LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Opozita është fajtore për vonesat e “Planit 3-6-9”

Osmani: Opozita është fajtore për vonesat e “Planit 3-6-9”

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, për vonesat e “Planit 3-6-9” ka akuzuar opozitën, pasi sipas tij, bllokojnë proceset.

“Potencoj se ky proces është bllokuar për shkak të opozitës, këtë nuk e bëj për të akuzuar por për t’i ftuar që të marrin pjesë në realizimin e reformave”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se me “Planin 3-6-9” Maqedonisë i janë hapur rrugët drejt BE-së dhe NATO-s, si dhe janë dërguar shumë mesazhe drejt ndërkombëtarëve.

Osmani në konferencë ka treguar edhe arsyen për mospjesëmarrjen e tij në konferencën për Ballkanin Perëndimor në Banja Luka, duke thënë se mosftesa e Kosovës ka qenë shkak për anulimin e pjesëmarrjes së tij./Telegrafi/