LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e 145 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Osmani gjatë fjalës së saj tha se Lidhja e Prizrenit ka shërbyer si model i shumë brezave intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh e politikanë.


“Lidhja e Prizrenit përvjetorin e së cilës po e shënojmë sot ka shërbyer si model i përhershëm nga i cili janë frymëzuar breza të tërë intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh, e politikanësh. Dhe nga i cili kanë buruar projekte të tjera të tipit nacional e kulturorë sikurse ai i viteve të 90-ta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo tha se pas kësaj ngjarje të rëndësishme, vendi pas dy ditësh do të shënojë përvjetorin e “Ditës së Çlirimit të Kosovës”, raporton Telegrafi.

145 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit
Lexo po ashtu 145 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

“Në frymën e Lidhjes së Prizrenit vetëm pas dy ditësh ne do ta shënojmë një tjetër të arritur të madhe të popullit të shqiptarë. Do ta shënojmë ‘Ditën e Çlirimit të Kosovës’ dhe korrigjimin e një padrejtësie të madhe e cila u qe bërë shqiptarëve të Kosovës…”, u shpreh ajo.

Osmani tutje tha se “liria e Kosovës erdhi përmes UÇK, të popullit të Kosovës dhe përkrahjes së pakusht të aleatëve tanë, e ndaj të cilëve do të jemi gjithmonë falënderues. Por, edhe si rezultat i një solidariteti të skajshëm të shqiptarëve, modelin e së cilës ne e kemi gjetur të trashëguar nga Lidhja e Prizrenit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori