LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Politika e dyerve të hapura e NATO-s dhe zgjerimi i BE-së janë kyçe për përballimin e kërcënimeve ruse të sigurisë

Osmani: Politika e dyerve të hapura e NATO-s dhe zgjerimi i BE-së janë kyçe për përballimin e kërcënimeve ruse të sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel. Në 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, aleatët diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme, në përgatitje të vendimeve që do të miratohen në Samitin e NATO-s në Uashington, i cili do të mbahet në korrik, njoftojnë nga MPJ.

“Ky është një takim i rëndësishëm ministror sepse bashkë me të gjithë aleatët, këtu në selinë në Bruksel, po shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Dhe ky përvjetor i rëndësishëm përkon me bashkimin e Suedisë në familjen tonë transatlantike. Ky është një konfirmim i fortë se politika e dyerve të hapura të NATO-s jo vetëm që është e gjallë, por edhe e forcuar dhe me fokus të fuqishëm në të gjitha vendet aleate”, tha Osmani.

Osmani, theksojnë nga atje, tha se më shumë se kurrë më parë është koha për një dinamikë të re në integrimet europiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se përshpejtimi i këtyre proceseve është kyç për t’iu kundërvënë synimeve ruse dhe për të konsoliduar stabilitetin e përgjithshëm.


“Rajoni ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një fushë e garës gjeopolitike dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e zjarrit të përplasjes së qytetërimeve mes Perëndimit dhe Lindjes. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës ka treguar se arkitektura e sigurisë në Europë është dëmtuar, dhe siç e kam theksuar edhe në raste të tjera, Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialiste ruse. Pas Ukrainës, agresioni rus pritet të vazhdojë dhe ndalesa e radhës do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Osmani.

Në takim u diskutuan mënyrat dhe mekanizmat për forcimin e mëtejshëm të mbështetjes për Ukrainën, mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të NATO-s me partnerët nga Indo-Paqësori si dhe për forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës. Në këtë drejtim, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka arritur kufirin minimal prej 2% të PBB-së për investime në mbrojtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori