LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Në kohë pandemie prioritet është sigurimi i vaksinës, jo dialogu me Serbinë

Osmani: Në kohë pandemie prioritet është sigurimi i vaksinës, jo dialogu me Serbinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo, ndërsa theksoi se në kohë pandemie prioritet është sigurimi i vaksinës dhe jo dialogu me Serbinë.

Në këtë takim, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë e thellimit të tyre.


Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës kanë ndërmarrë masa për uljen e të prekurve me COVID-19, sikurse edhe të adresimit të pasojave ekonomike.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet e Kosovës për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave.

Presidentja ka theksuar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave.

Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë Kosova të mos lihet vetë dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori