LAJMI I FUNDIT:

Masakra në Studime, Osmani: Vetëm kur Serbia të gjykohet për krime, viktimat do të prehen qetësisht

Masakra në Studime, Osmani: Vetëm kur Serbia të gjykohet për krime, viktimat do të prehen qetësisht

Në 22-vjetorin e Masakrës së Studimes, presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur si një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë.

Në një shkrim në Facebook, tha se në këtë datë të vitit 1999, për më pak se dy orë, paramilitarët, ushtarët dhe policët serbë vranë 116 shqiptarë të pambrojtur, ndër ta edhe shumë fëmijë e gra, përfshirë edhe një nënë shtatzënë.

Më tej, presidentja ka shkruar se dëshmitë flasin për masakër të planifikuar qysh më herët nga forcat serbe.


“Shumë janë ekzekutuar nga afër me gjakftohtësi të plotë, me një plumb në kokë, të tjerë janë shpuar me bajoneta ose janë ekzekutuar me automatikë. Në dhjetëra raste të ekzekutuarve u janë gërvishtur në trup simbole serbe”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se duke kujtuar viktimat dhe tmerrin e kryer ndaj tyre nga regjimi serb, mbahet gjallë kujtimi për viktimat, dëshmohet për historinë e dhimbshme të Kosovës, por edhe e ritheksohet përkushtimi që të mos reshtet së kërkuari drejtësi për to, derisa ajo të vihet në vend.

“Vetëm atëherë ato do të prehen të qeta dhe ndërgjegjja jonë do të qetësohet. Vetëm kur drejtësia të vendosë me fuqinë e ligjit, kur shteti serb të gjykohet për krimin shtetëror dhe kur kërkimfalja të vijë nga pasardhësit e sotëm të regjimit të djeshëm të Millosheviqit, viktimat e pafajshme do të prehen qetësisht”, shkroi në fund Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori