LAJMI I FUNDIT:

Osmani, komisionerit të BE-së: Kosovës duhet t’i hiqen vizat, kemi plotësuar kriteret

Osmani, komisionerit të BE-së: Kosovës duhet t’i hiqen vizat, kemi plotësuar kriteret
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e pritjes së komisionerit të Bashkim Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyin.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka thënë se Kosova duhet të merr liberalizimin e vizave, pasi siç tha ajo tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret.


“Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave, dhe mos-liberalizimi i vizave s’i bën nderë as BE-së. Maratona duhet të ketë një epilog. Kosovës duhet liberalizuar vizat tani”, tha Osmani në Kuvend.

Osmani përmendi edhe dialogun, proces ky që sipas saj s’duhet të përfshijë ndryshim kufijsh.

“Ju sot jeni në vendin ku gjenden rrënjët e hershme të qytetërimit evropian. Jemi të përkushtuar për të rilidhur këtë fije të zbehur. Vizita juaj vjen në një kohë kur diskursi për integrimin evropian është rikthyer në vendin tonë. Për Kosovën, roli i BE-së është i patjetërsueshëm. Edhe në procesin e dialogut roli i BE-së është i veçantë në bashkërendim me SHBA-të. Ky kuvend e ka bërë të qartë se në këtë proces nuk lejohet ndryshim kufijsh dhe ide të tjera që mund të krijojnë një Republika Srbska në vendin tonë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori