LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon ndihmë nga KE për mbrojtjen civile kundër coronavirusit

Osmani kërkon ndihmë nga KE për mbrojtjen civile kundër coronavirusit

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot me një letër drejtuar Komisionerit Evropian për Menaxhim me Kriza, Janez Lenerçiq kërkoi aktivizimin e mekanizmit evropian për mbrojtjen civile për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Tani për tani, masat e marra nga Qeveria për të trajtuar pandeminë Covide-19 janë duke dhënë rezultate efektive, por duke pasur parasysh numrin në rritje të pacientëve në vend, në periudhën e ardhshme, vendi do të ketë nevojë për pajisje shtesë mjekësore, materiale dhe pajisje për aktivitete të përshtatshme në terren, për të cilat vlerësojmë në ndihmën deri tek mekanizmi i BE-së për mbrojtjen civile”, thuhet në letër.


Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Mekanizmit Evropian për mbrojtjen civile, nga i cili, në vitin 2016, ka përdorur ndihmë gjatë përmbytjeve në rajonin e Shkupit./Telegrafi/