Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, në një prononcim për Telegrafin, tha se kërkesën e kryeparlamentarit Krasniqi e vlerëson si kërkesë racionale, meqë - sipas saj - KE është institucion që merret me të drejtat e njeriut në të gjitha shtetet anëtare, përfshirë edhe Serbinë.

“Këshilli Evropës (KE) duhet aktivisht të angazhohet në misione faktmbledhëse në Kosovën Lindore për të parë nga afër shkeljet e të drejtave të njeriut nga Qeveria serbe”, tha ajo për Telegrafin.


Osmani ka theksuar se Kuvendi i Kosovës ka dy përfaqësues në Këshillin e Evropës (Vjosa Osmani dhe Hydajet Hyseni - v.j.), duke shtuar se ata disa herë në takimet e këtij institucioni e kanë shtruar çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore. /Telegrafi/