LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Jam optimist se do të sigurojmë shumicën për ndryshimet Kushtetuese

Osmani: Jam optimist se do të sigurojmë shumicën për ndryshimet Kushtetuese

Procesi i skriningut me Bashkimin Evropian është në vazhdim dhe po ecën me dinamikë të mirë në bazë të së cilit do të marrim raportet e skriningut dhe udhërrëfyesin për hapjen e kapitujve. Paralelisht me atë proces po zhvillohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për televizionin francez “France 24”, flet për procesin e ndryshimeve kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë, si dhe për agjendën reformuese të Qeverisë për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE.

I pyetur për mundësinë që Bullgaria të përsërisë veton në të ardhmen për ndonjë çështje tjetër, Osmani thotë se është optimist dhe se me formimin e qeverisë së re në Sofje do të fillojë një kapitull i ri i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.


“Nga përvoja ime, ajo që ka qenë e dëmshme për marrëdhëniet tona me Bullgarinë dhe për perspektivën tonë evropiane është ky proces i pafund zgjedhor në Bullgari dhe mospasja e një qeverie politike si bashkëbisedues për të krijuar besim dhe komunikim dhe për të ecur përpara”, thotë Osmani në intervistë në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe pritshmërit për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.

Sa i përket agjendës reformuese dhe progresin e vendit në luftën kundër korrupsionit, Osmani thotë se Maqedonia e Veriut ka rezultatin më të mirë në rajon në përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike të acquis evropiane. Që vendi të përparojë edhe më mirë dhe të tregojë rezultate reale, Osmani thotë është e nevojshme të fillojmë t’i hapim klasteret negociuess

“Këmbëngulim në hapjen klastereve për negociata. Negociatat e anëtarësimit i kanë këto kapituj gjithëpërfshirës për sundimin e ligjit, kapitujt 23 dhe 24, të cilët hapen së pari dhe mbyllen të fundit. Dhe ato sigurojnë kornizën përmes së cilës do të mund të përmirësojmë dhe evropianizojmë shoqërinë tonë”, thotë Osmani.

Maqedonia e Veriut, pjesërisht për shkak se ka qenë në këtë rrugë drejt BE-së për një kohë të gjatë, ishte favorit edhe në krahasim me vendet që filluan negociatat e anëtarësimit dhjetë vjet më parë.

Ky avantazh dhe hapja më e shpejtë e kapitujve do të na ndihmojë që negociatat t’i mbyllim më shpejt”, thotë Osmani në intervistën për “France 24”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Lajme
Kalo në kategori