Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një telekonferencë me akterë të ndryshëm politik dhe analistë, të organizuar nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut (ISHR), i cili është pjesë e Columbia University në ShBA.
Në këtë telekonferencë është diskutuar për aspekte politike nga situata aktuale, siç është tarifa ndaj Serbisë, dialogu dhe reciprociteti.
Siç bëhet e ditur nga komunikata, Osmani ka bërë një vështrim retrospektiv të historisë së shtetit të Kosovës, që nga koha ku ajo ishte pjesë e dialogut me Serbinë që nga viti 2006, e deri përfshirja e BE-së dhe ShBA-së në këtë temë.
Sipas saj, dialogu më Serbinë, i nisur më 2010, nuk ka prodhuar rezultate, të cilat janë në frymën e shpalljes së Kosovës së pavarur.
“Mënyra se si dialogu është formësuar dhe udhëhequr, dhe ajo çfarë ka prodhuar ai, nuk kanë qenë në linjë me atë se çka kanë qenë synimet e atyre që e kanë shpallur pavarësinë, dhe sigurisht nuk ka qenë në linjë me konceptet rreth shpalljes së pavarësisë, e që është vullneti i popullit”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, formati aktual i dialogut synon t`ia bëj qejfin Serbisë. “Pra, për një kohë të gjatë unë kam insistuar që ne duhet ta ndryshojmë atë mënyrë pasi që nëse ne vazhdojmë ashtu, do të përfundojmë duke e gjymtuar Kosovën jo vetëm në terma territorial por poashtu edhe në raport me sovranitetin e saj dhe kapacitetet e saj për tu zhvilluar dhe për të qëndruar në këmbë të saj si vend i pavarur dhe sovran”, ka thënë Osmani. Në këtë kontekst, zonja Osmani ka tërhequr vërejtjen për mungesën e principeve kyçe në dialog.
“Ajo çfarë ne kemi thënë vazhdimisht është që ne kthehemi në tavolinën e dialogut nëse 1) të dy palët trajtohen si të barabarta, dhe 2) çështjet që ndërlidhen me integritetin territorial, sovranitetin, dhe rregullin kushtetues, nuk diskutohen, pasi që, nëse e gjithë ajo vendoset në tavolinë, dhe përdoret për të arritur një kompromis, atëherë do të na dërgojë tek situata para shpalljes së pavarësisë, gjë që nuk do të ishte e pranueshme për qytetarët e Kosovës”, ka potencuar Osmani.
Më tej, Osmani ka thënë se 33 marrëveshjet e nënshkruara, 90 për qind të tyre nuk janë zbatuar nga Serbia.
“Unë vij nga Mitrovica, dhe nëse shkon dhe flet me qytetarët aty, në cilëndo pjesë, veriore apo jugore, dhe i pyet ata se sa shumë kanë ndikuar këto marrëveshje në jetën e tyre, ju do të merrni shumë pak përgjigje pozitive nga ta”, ka thënë Osmani.
Për këtë shkak, ajo ka thënë se dialogu ka nevojë për parime udhëheqëse që bazohen në stabilitetin e regjionit.
“Ne e dimë se kjo çështje do të hapë kutinë e Pandorës dhe tani ka shumë zëra të ndryshëm të cilët po thonë se ne nuk do ta ndajmë krejt territorin deri tek pjesa e urës së Lumit të Ibrit, por do ta ndajmë diku tjetër më lartë, ne veç do të marrim disa pjesë të Leposaviçit dhe Zubin Potokut, por e gjithë kjo është e njëjtë pasi që ju po e hapni kutinë. Dhe kur e hapë atë, ju kurrë s’mund ta dini se ku përfundon”, ka thënë Osmani.
Në fund të kësaj telekoference, zonja Osmani ka kundërshtuar fuqishëm idenë e ndryshimit të kufijve.
“Unë jam kategorikisht kundër çdo lloj ndryshimi territorial. Në anën tjetër, sa i përket reciprocitetit – ky është një princip i cili ka një kuptim shumë të thjeshtë: është barazia. Çdo shtet i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bazuar në principin se Kosova është vend sovran, duhet të besojë në të njëjtën kohë në principin e barazisë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar zonja Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ademi: Afrim Gashi me një për qind mbështetje, është caktuar kryeparlamentar

Privohen nga liria tre persona në rajonin e Kumanovës dhe Kratovës, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar