Osmani: Integrimi gradual para anëtarësimit janë zgjidhje për pasojat e zvarritjes së integrimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në procesin e zgjerimit të BE-së, që u mbajt në Vjenë dhe Vahau, njoftojnë nga MPJ.
Osmani në fjalimet e tij në dy sesionet e punës “Shtruarja e rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual”, dhe “Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Koha është që të realizohet!”, theksoi se shumica e kualifkuar për hapjen e kapitujve si dhe integrimi gradual para anëtarësimit janë zgjidhje për pasojat e zvarritjes së procesit të zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Duhet të promovojmë këtë non-paper për shumicë të kualifikuar për europianizim. Për anëtarësim mund ta ruajmë parimin e unanimitetit për momentin, sepse sjell besim të caktuar në Bashkimin Evropian, por hapja e kapitujve duhet të jenë lëndë e shumicës së kualifikuar”, theksoi Osmani.
Osmani mendon se burimi i zhgënjimit është procesi binar: zero ose gjithçka, gjithçka ose asgjë.
“Nuk fitoni asgjë përderisa nuk bëheni vend anëtar, ndërsa fitoni gjithçka në momentin që bëheni vend anëtar. Kjo i frustron vendet anëtare. Kjo na frustron edhe neve. Duhet të bëjmë ndryshim të paradigmës, nga momenti i anëtarësimit, te vetë procesi, në mënyrë që të fillojmë të integrohemi në procesin e rrugës së anëtarësimit, në tri trajektore: Tregu i vetëm, forumet politike dhe fondet kohezive dhe strukturore”, tha Osmani.
Njëherit, shtojnë nga atje, Osmani shprehu mirënjohjen e tij për vendet anëtare të Unionit, fqinjët dhe miqtë e Ballkanit Perëndimor për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin sa më të shpejtë dhe të plotë të rajonit në Union, duke theksuar se ai paraqet një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë kontinentit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani