LAJMI I FUNDIT:

​Osmani ia kujton Hotit se propozimin për gjendje të jashtëzakonshme mund ta bëjë vetëm presidenti

​Osmani ia kujton Hotit se propozimin për gjendje të jashtëzakonshme mund ta bëjë vetëm presidenti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të ketë kurrfarë hezitim që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nëse këtë ia kërkon Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Derisa Hoti në seancën sotme parlamentare i është referuar Projektligjit për pandeminë, të cilën Qeveria e ka konsideruar të panevojshëm, tha se janë duke e menaxhuar situatën, trendi është në rritje siç është në rritje edhe në regjion edhe më gjerë.


“Sot kemi trajtuar në mbledhje të Qeverisë, Projektligjin që ka ardhur nga Kuvendi për menaxhimin e pandemisë. Vlerësimi i ekspertëve ligjorë të Qeverisë është se ky ligj nuk e zgjidh problemin, sepse nuk mundet me ligj të kufizohen të drejtat elementare, siç ka ndodhur me vendimet e Qeverisë së kaluar të cilat u shpallën jokushtetuese. Pra, e vetmja zgjidhje nëse duhet shkohet në ekstreme të kufizimit të lëvizjeve në nivel vendi, duhet ta shpallim gjendje të jashtëzakonshme”, theksoi Hoti.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ia ka rikujtuar kryeministri Hoti se propozimin për gjendje të jashtëzakonshme e jep vetëm presidenti.

“Po detyrohem sërish të jap një sqarim. Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën tonë nuk ka të drejtë ta japë Kryeministri, por vetëm Presidenti. Shikoni nenin 131, 84 të Kushtetutës. Shikoni kompetencat e Qeverisë. Presidenti vërtet e konsulton Kryeministrin para se ta lëshojë dekretin. Por në këtë Kuvend nuk mund të vijë propozim, ose akt i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme, por vetëm i Presidentit. Pra është mirë t’i keni të qarta kompetencat që i kemi”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori