LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Roth biseduan për reformat dhe procesin e skriningut në Maqedoni

Osmani dhe Roth biseduan për reformat dhe procesin e skriningut në Maqedoni

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Michael Roth, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë së periudhës në të cilën gjendet vendi ynë në rrugën e saj euro- integruese, në kontekst të vendimit të më hershem të Këshillit të Evropës për kornizë kohore prej 12 muajsh, apo qershor të vitit 2019, për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më pas, fokusi u vendos në përgatitjen e negociatave përmes skrining procesit si dhe thellimin e reformave dhe dhënien e rezultateve konkrete në pjesën e gjyqësorit, shërbimet e sigurisë, administratës publike duke mos e anashkaluar edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të gjitha fushat tjera kyçe.

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksin e procesit, që përfshin një pjesë të madhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili duhet të transponohet në legjislacionin nacional, por këto janë përfitime që çojnë drejt transformimit themelor të vendit në shoqërinë demokratike evropiane, me një treg funksional ekonomik, institucione efektive dhe administratë profesionale” tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori