LAJMI I FUNDIT:

Osmani arrin në selinë e NATO-s: Qëndrojmë në nivel të detyrës me anëtarësimin në Aleancë

Osmani arrin në selinë e NATO-s: Qëndrojmë në nivel të detyrës me anëtarësimin në Aleancë

Ministri i Punëve të Jashtme ka mbërritur në selinë e NATO-s ku do të nisë takimi dy ditor i Këshillit Veri Atlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme. Pranë hyrjes Osmani dërgoi porosi dhe shprehi pritjet nga takimi ministror.

“Moment historik për mua dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë fizikisht në tavolinën e takimit ministror në prag të përvjetorit tonë të parë nga anëtarësimin i plotë në NATO”, theksoi Osmani, duke riafirmuar anëtarësimin e NATO-s si sukses strategjik të vendit.


“Qëndrojmë në nivel të detyrës me anëtarësimin tonë në Aleancë, duke kontribuuar drejt stabilitetit të rajonit, duke ndarë vlerat e NATO-s, aktivisht duke kontribuar për tejkalimin e sfidave të Aleancës”, tha Osmani, pak para nisjes së takimit dy ditor në Këshillin e ministrave.

Pjesëmarrja e sotme e Osmanit në takimin ministror të NATO-s, është hera e parë që një ministër i Maqedonisë së Veriut merr pjesë fizikisht në këto takime si anëtare e plotë e NATO-s./Telegrafi/