LAJMI I FUNDIT:

Osman Azemi tregon se pse Stupcat i ndanë rrugët pas 20 vitesh: E kemi parë të arsyeshme të pushojmë pak

Osman Azemi tregon se pse Stupcat i ndanë rrugët pas 20 vitesh: E kemi parë të arsyeshme të pushojmë pak

Aktori Osman Azemi ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat më interesante të emisionit “Prive”.

Ai i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e tij personale dhe profesionale, teksa ka treguar edhe arsyen se pse grupit humoristik Stupcat ndaluan së sjelli humor pas 20 vitesh.

“Më 31 dhjetor të vitit 2000 Stupcat janë shfaqur për herë të parë në KTV edhe kemi rrugëtuar shumë mirë, kemi punuar shumë, ndoshta gjatë rrugës kemi mundur ndonjëherë të gabojmë diçka sepse humori ndonjëherë është pak me ‘të friku’. Edhe kemi pasur shumë sukses. Unë i falënderohem shumë këtij profesioni, mi ka dhënë të gjitha, më ka dhënë shumë, më ka marrë shumë. Edhe Stupcat e kanë parë të arsyeshme pak me pushu”, ka thënë Osmani.


Osman Azemi në rolin e ‘Gjylës’ nga Stupcat (Foto: Osman Azemi/Instagram)

Tutje, si është përgjigjur duke thënë se arsyeja e angazhimit në projekte vetanake, e bëri rolin e tij ikonik nga Stupcat, ‘tetën Gjyli’ që të “divorcohet”.

“Po, ‘Gjyla’ pas 22 vitesh martesë është divorcuar sepse ‘Gjyla’ ka kuptuar që nuk po mundet të jetë vetëvetja, nuk po mundet t’i realizojë ëndrrat e veta. Normal që ‘Gjyla’ nuk ish dashur të divorcohej por rrethi, gjithmonë duke i frikuar mos po gabon diçka, dhunë psikike, dhunë fizike, edhe në fund thotë: Unë do të divorcohem, sepse merr guximin”, tha Azemi.

Ashtu si Osmani që po vazhdon projektet e tij individuale, edhe Vedat Bajrami po vazhdon në anën tjetër të punojë i vetëm, në sjelljen e disa skeçeve humoristike si humorist i ndarë nga Stupcat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina

"Nga 1-10 jam 11 i egër në shtrat, kam provuar të hidhem nga kati i tretë me çadër", rikthehet në vëmendje intervista 60 sekondëshe e Gjestit para disa vitesh

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori