Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë përparim të vazhdueshëm dhe të rrisin fokusin në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, si gurthemel i ndërtimit të një shoqërie vërtet gjithëpërfshirëse, paqësore dhe të qëndrueshme, konstaton një raport i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Botimi i pestë i Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve vlerëson përparimin e shënuar nga institucionet e Kosovës në zbatimin e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (KKPK) të Këshillit të Evropës në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, të drejtave socioekonomike, kulturës dhe mediave.
Raporti vë në dukje se institucionet kanë shënuar përparim në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në pajtim me detyrimet që rrjedhin nga KKPK. Me gjithë përparimin e shënuar në disa fusha, rekomandimet e Rezolutës së korrikut 2019 për Kosovën të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës akoma vazhdojnë të vlejnë për fushat tjera.
Raporti vë gjithashtu në dukje zhvillimet pozitive të arritura gjatë periudhës katërvjeçare të vlerësimit, përfshirë integrimin e gjyqësorit, miratimin e një rregulloreje ligjore për kthimin e personave të zhvendosur, si dhe miratimin e disa dokumenteve kyçe të politikave në fushën e trashëgimisë kulturore. Hapa pozitivë janë identifikuar edhe në kuptim të efektshmërisë së Institucionit të Avokatit të Popullit dhe përpjekjeve të Qeverisë për të krijuar një kornizë gjithëpërfshirëse institucionale për lehtësimin e përfshirjes së plotë të komuniteteve romë të Kosovës dhe ashkali të Kosovës në shoqëri.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë është i angazhuar drejtpërsëdrejti në mbështetjen e institucioneve që i kanë arritur këto rezultate konkrete. Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë të institucioneve përkatëse në ndjekjen e rekomandimeve të paraqitura në këtë raport për t’i adresuar çështjet e identifikuara,” tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport.
“Avancimi i të drejtave të komuniteteve joshumicë është gurthemel i ndërtimit të një shoqërie vërtet gjithëpërfshirëse, paqësore dhe të qëndrueshme,” shtoi ai.
Ndërkaq, misioni i OSBE-së në Kosovë ka mandat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, si edhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.
Raportin i plotë mund ta gjeni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë