LAJMI I FUNDIT:

Orhan Pamuk: Stambolli është bërë më i pasur, por ka humbur lirinë – nuk mund të jetoj më në Turqi

Orhan Pamuk: Stambolli është bërë më i pasur, por ka humbur lirinë – nuk mund të jetoj më në Turqi

Shkrimtari turk dhe nobelisti Orhan Pamuk deklaroi se për shkak të ndodhive politike që prej kohësh po ndodhin në Turqi, është bërë e pamundur të jetosh më në atë vend.

Kështu deklaroi ai në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”.

“E shkatërruan Stambollin tim”, thotë me keqardhje nobelisti.

Pamuk flet gjithashtu për ndryshime negative në qytetin e Stambollit në këto 15 vite.

“Tanimë është e gabueshme çdo gjë që thua në aspektin politik madje edhe të tregosh nostalgji është një gabim, censura ekziston kudo”.

“Politikisht nuk mund të jetoj më në Stamboll”, thekson Pamuk.

Sipas tij, Stambolli në këto 15 vite është bërë më i pasur, por ka humbur lirinë.

Pamuk prej pak kohësh është larguar nga Stambolli dhe jeton dhe punon në Nju-Jork, ligjëron në Universitetin e Kolumbisë.

Ai shton se është shndërruar në shkrimtar politik, duke vërejtur se ka filluar t’ua ketë lakmi autorëve perëndimor.

“Ardhmëria e Turqisë është Perëndimi”, Pamuk është kategorik për këtë, i cili thotë se është rritur me një bindje të tillë, citon Alsat.

“Fitova arsim perëndimor, liberal, sekular. Por sot në Stamboll nuk ka liri të shprehjes dhe kjo më shqetëson, më pikëllon dhe më pengon”, përfundon Pamuk në intervistën e dhënë për prestigjiozen italiane.

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori