LAJMI I FUNDIT:

Organizonte lojëra fati në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë

Organizonte lojëra fati në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar të dielën pasdite, për shkak se dyshohet se ka organizuar lojërat e fatit në bodrumin e një shtëpie që e kishte në pronësi.

Gjatë një kontrolle të lokalit, policia ka hasur në një punëtorë dhe tre klientë të cilët po luanin lojëra të fatit.


Si dëshmi materiale, gjatë kontrollit janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pronar i lokalit në fjalë është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në një bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit. Në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtorë dhe tre klient duke luajtur lojëra të fatit. Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori