LAJMI I FUNDIT:

Organizohet gara “Fizikanët e rinj”

Organizohet gara “Fizikanët e rinj”

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Shoqatën e Fizikanëve të Kosovës, organizuan garën e “Fizikanëve të Rinj” në nivel komune. Gara u zhvillua me nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe të XII, nga të gjitha institucionet edukativo-arsimore të nivelit të arsimit parauniversitar.

Në garën e fizikanëve të rinj, secila shkollë u përfaqësua me nxënës që kanë treguar rezultate të larta në garën në nivel shkolle.

Ndërsa, nxënësit që do të shënojnë rezultate të mira në nivel komune do të përfaqësojnë Komunën e Prishtinës në nivel vendi, më 05 maj 2018, garë kjo që do të mbahet në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore (Departamentin e Fizikës), të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”.

“Qëllimi dhe organizimi i garës me karakter të tillë është në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim, nxjerrjes në pah të shkathtësive dhe kompetencave të arritura nga nxënësit  në shkencën e fizikës, identifikimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Arsimit, në kontekst të zhvillimit, ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, ka ndërmarrë veprime konkrete në shumë dimensione që garantojnë progres në ngritje të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke përmirësuar infrastrukturën shkollore, pajisjen e shkollave me kabinete, laboratorë dhe mjete të ndryshme dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve, në mënyrë që të kemi një mësimdhënie cilësor dhe të jemi në hapë me trendët dhe zhvillimet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori