Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me Odën Ekonomike të Londrës kanë organizuar forumin ekonomik me qëllim që t’i jepet mundësi bizneseve vendore të ndërtojnë ura të bashkëpunimit me bizneset e Londrës me ç’rast kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu vlerësoi se këto takime sjellin bashkëpunime ekonomike në mes të bizneseve tona dhe atyre britanike, në të njëjtën kohë përmirësohet imazhi i Kosovës.
“Do të bindeni se Kosova është shumë më e bukur nga brenda, sesa analizohet nga jashtë, dhe si Odë Ekonomike do të bëjmë që bashkëpunimi ekonomik të na ofrojë edhe më tepër”, tha kryetari Gërxhaliu.
Ai përmendi se vetëm në vitin 2017 OEK-u ka organizuar 24 Forume Ekonomike nga të cilat janë ndërtuar ura bashkëpunimi në aspektin bilateral.
“Vet fakti që kemi pasur më shumë se 800 takime do të thotë që po forcohen këto ura. Vetëm me fuqizimin e sektorit privat mund të kemi zhvillim ekonomik, politik, social dhe procese integruese që në të njëjtën kohë do të përmirësojmë imazhin e Kosovës”, tha Gërxhaliu
Ai shtoi se vetë fakti që ka kaq shumë biznese të Londrës në këtë Forum tregon për seriozitet në bashkëpunim.
Gerry Mc Donagh drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Londrës Jugore, tha se fakti që vijnë nga Londra dhe kanë njerëz që drejtojnë bizneset e tyre besojnë që do të ndërtohen ura bashkëpunimi në mes të bizneseve të të dyja vendeve.“Bizneset të cilat janë anëtare të Odës së Kosovës nëse dëshirojnë të na vizitojnë mund të na kontaktojnë përmes Odës Ekonomike të Kosovës”, tha ai.
Kreshnik Thaçi nga KIESA në kuadër të MTI-së, tha se Agjencia ka për qëllim mbështetjen e investimeve mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe eksportin për bizneset e huaja dhe të këtushme.
“Qëllimi jonë është që të lidhim bizneset tona me ato të huaja duke marrë parasysh avantazhet që sjellin bizneset tona këtu. Disa nga avantazhet që sjell Kosova është fuqia punëtore e re, e cila mund të shfrytëzohet nga bizneset e huaja, pastaj janë taksat e ulëta që ka vendi jonë. Po ashtu gjendemi në mes të Ballkanit dhe ne mund të jemi urë lidhëse e tregut me shtetet fqinje”, tha Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre