LAJMI I FUNDIT:

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të mërkurën protestojnë para Qeverisë

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të mërkurën protestojnë para Qeverisë

Organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve, PARK, dhe organizatat e tjera për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Kosovë, janë në përgatitje të një veprimi juridik kundër Komunës së Klinës dhe AVUK-ut për eliminimin e qenve endacakë.

Në një njoftim për media PARK thekson se veprimi i Komunës së Klinës është aksion i kundërligjshëm.


“Ky veprim është në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, si dhe me standardet e reja evropiane që kanë filluar të aplikohen edhe në të gjitha vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.

PARK ka paralajmëruar edhe organizimin e një proteste para Qeverisë së Kosovës, me datën 20 Korrik, duke u bërë thirrje simpatizantëve të të drejtave të kafshëve që t’i bashkohen kësaj proteste.