LAJMI I FUNDIT:

Organizatat kryesore ndërkombëtare për lirinë e mediave bëjnë thirrje që të zgjidhet çështja e certifikatës së Klan Kosovës

Organizatat kryesore ndërkombëtare për lirinë e mediave bëjnë thirrje që të zgjidhet çështja e certifikatës së Klan Kosovës

Shtatë organizata kryesore ndërkombëtare për lirinë e mediave dhe grupet e gazetarëve kanë bërë thirrje që certifikata e përditësuar e biznesit të Klan Kosovës të pranohet nga komisioni i ankesave dhe të ndërpriten menjëherë të gjitha përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’i bërë presion medias.

Thirrja e tyre vjen pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të marrë më 14 qershor për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova Sh.PK dhe ngritjen e kallëzimeve penale kundër përfaqësuesve të saj.


“Ndonëse ne e njohim kërkesën që autoritetet e Kosovës të zbatojnë detyrimet ligjore në lidhje me regjistrimin e biznesit, kjo nuk mund të përdoret për të justifikuar mbylljen e një prej transmetuesve më të mëdhenj kombëtar privat në vend – një hap jashtëzakonisht serioz që duhet të ndërmerret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në përputhje të plotë me shtetin e së drejtës”, thuhet mes tjerash në thirrjen e shtatëshes së organizatave për lirinë e mediave si: Article 19, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), OBC Transeuropa (OBCT), Reporterët pa Kufij dhe Rrjeti i SafeJournalists.

“Prandaj, organizatat tona mirëpresin hapin e ndërmarrë më 16 qershor nga ana e rregullatorit të medias në vend, Komisionit të Pavarur për Media (KPM), për shtyrjen e çdo vendimi për licencën e transmetimit të Klan Kosovës për një muaj për të lënë kohë për gjetjen e një zgjidhjeje të arsyeshme”.

Rasti Klan Kosova shqetëson liderë të shteteve perëndimore e ambasadorë
Lexo po ashtu Rasti Klan Kosova shqetëson liderë të shteteve perëndimore e ambasadorë

“Që atëherë, së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) vërejmë se Klan Kosova ka mbledhur dokumentacionin e nevojshëm dhe ka dërguar një certifikatë të përditësuar të biznesit të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës”.

Mes tjerash, në thirrje përmendet edhe apeli i vendimit të pezullimit të certifikatës pranë Komisionit të Ministrisë për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve më 29 qershor.

“Ky komision, përbërja e të cilit do të vendoset nga vetë Ministria, ka afat deri më 14 korrik 2023 për të marrë vendim për ankesën”.

“Përpara këtij procesi, i bëjmë thirrje Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të sigurojë që komisioni i ri të përbëhet nga individë të pavarur, me përvojë dhe profesionistë dhe të merret një vendim në kohë dhe plotësisht transparente”.

https://telegrafi.com/kelmendi-ministrja-hajdari-nuk-po-e-shqyrton-lenden-e-klan-kosoves/

“ Shpresojmë që Komisioni i Ministrisë të pranojë ankesën e Klan Kosovës dhe të shfuqizojë menjëherë pezullimin e certifikatës së biznesit. Një gjë e tillë do të ofronte garanci për të ardhmen e operimit të Klan Kosovës brenda vendit dhe do të siguronte që progresi pozitiv i bërë në zhvillimin e lirisë së mediave në Kosovë gjatë viteve të fundit të mos dëmtohet seriozisht”.

“ Duke ecur përpara, ne i bëjmë jehonë thirrjeve të bëra nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë që kjo çështje të trajtohet me respekt maksimal për angazhimet ndërkombëtare për lirinë e medias dhe në përputhje të plotë me procesin e duhur dhe sundimin e ligjit. Organizatat tona do të vazhdojnë ta ndjekin këtë çështje nga afër dhe do t’i përgjigjen të gjitha zhvillimeve të mëtejshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori