LAJMI I FUNDIT:

​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri

​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri

Tri organizata për të drejtat e njeriut kanë paraqitur ankesa ndaj grupit paramilitar Wagner për torturat që i kanë bërë ndaj të burgosurve në Siri.

Kjo ankesë kundër Wagner është vazhdimësi e disa çështjeve të hapura në Evropë që lidhen me torturat e zyrtarëve të regjimit sirian, pas ndërhyrjes ushtarake të Moskës në vitin 2015.


Wagner udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, i njohur si “Kuzhinieri i Vladimir Putinit”, për shkak të kontratave për furnizim me ushqim të Kremlinit.

Prigozhin, 59-vjeç, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhjet e tij me këtë grup mercenar.

“Kjo ankesë është e rëndësishme sepse nuk kemi të bëjmë me një krim të vetëm. Kjo është një valë e tërë pandëshkueshmërie. Ata që shpëtojnë nga ndëshkimi pasi i kanë kryer këto krime, u jepet mundësia që t’i përsërisin ato në vende si Çeçenia, Ukraina lindore dhe Siria. Në fund ata kthehen në Rusi dhe janë midis nesh”, i tha AFP-së, Alexander Cherkasov një nga përfaqësuesit që paraqiten ankesën.

Megjithëse grupet paramilitare janë të paligjshme në Rusi, Wagner viteve të fundit ka luajtur një rol në mbështetjen dhe realizimin e ambicieve të Kremlinit jashtë vendit.

Moska nuk i ka konfirmuar kurrë raportet e mercenarëve të Wagner, por ka pohuar se që nga operacioni i saj i nisur në Siri, 112 trupa ushtarake ruse kishin vdekur.

Në një deklaratë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), Qendra siriane për Media dhe Lirinë e Shprehjes thanë se ata kishin mbledhur prova që tregojnë se Wagner është i përfshirë në këto krime.

“Qeveria ruse duhet të marrë përgjegjësitë e saj ligjore dhe morale për krimet e kryera nga ushtria e saj, duke përfshirë grupe private të përfshira në operacionet e jashtme ushtarake nën komandën e saj, të tilla si Wagner”, tha drejtori i përgjithshëm dhe themeluesi i Qendrës siriane për Media dhe Lirinë e Shprehjes, Mazen Darwish.

Ilya Novikov, një nga avokatët e çështjes tha se, Rusia është e detyruar që sipas kushtetutës së saj të hetojë krimet e kryera nga qytetarët e saj jashtë vendit, duke shtuar se, “Komiteti Hetimor deri më tani nuk ka filluar ndonjë hetim të krimeve në fjalë”.

Duke pasur parasysh sinkronizimin e operacioneve të lajmeve të rreme të Prigozhinit dhe qeverisë ruse, përpjekja e Kremlinit për të mohuar operacionet e tij, tregohet po aq e papranueshme sa përpjekjet e saj për t’u distancuar nga ndërhyrjet e jashtme të grupit paraushtarak Wagner.

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori