Organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia i kanë dërguar një letër të hapur përfaqësues së lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në të cilën shprehen kundër ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve në vija etnike.
Në këtë letër thuhet se zhvillime të tilla do të prodhonin efekt zinxhiror edhe në shtetet tjera të Ballkanit.
Lexoni të plotë letrën e organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, drejtuar Mogherinit:
“Organizatat e shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova ju bëjnë thirrje që të bëni një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë në baza etnike. Përmendja e shpeshtë e mundësisë së korrigjimit të kufijve dërgon një mesazh shumë të rrezikshëm për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, si dhe të gjithë rajonit, se ka një mundësi reale për të legjitimuar një propagandë të rrezikshme të pronësisë etnike mbi territorin- parim ky që ka shtyrë rajonin në disa raste në konflikte të përgjakshme.
Zhvillime të tilla do të prodhonin në mënyrë të pashmangshme një reagim zinxhiror në shtetet e tjera të Ballkanit dhe do të çonin në kërkesa të shumta për ndryshime në kufijtë në Ballkan, e cila hap dyert për konflikte të reja. Gjithashtu, kjo do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm për të gjithë serbët dhe shqiptarët që jetojnë në “anën e gabuar” të shteteve etnike “të tyre”, të cilat mund të çojnë në një eksod tjetër në Ballkan.
Organizatat e shoqërisë civile kanë tentuar për dekada për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis dy komuniteteve, duke parë në radhë të parë mirëqenien e njerëzve që jetojnë në Serbi dhe Kosovë dhe të ardhmen e gjithë rajonit. Është e nevojshme të krijojmë një paqe të qëndrueshme në rajon dhe të pranojmë ndër-kulturën dhe multietnicitetin, si parakusht për zhvillimin dhe aspiratat e integrimit në BE. Vendet e pastra etnike, modeli i vjetruar i shekullit të 19-të, nuk duhet të jenë qëllimet e ndonjë politike, as nuk duhet të tolerohen dhe të mbështeten nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Organizatat e shoqërisë civile i ftojnë të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë që të kundërshtojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të futur parimin etnik në ndërtimin e shteteve në Ballkan. Çdo shtet që bazohet në diskriminim dhe i ndan qytetarët në çfarëdo baze është i paragjykuar të dështojë.. Një shoqëri që zhvillohet në vlera që kundërshtojnë respektin për të drejtat themelore të njeriut dënohet me nacionalizmin, izolimin dhe mungesën e shpresës. Gjithnjë e më shumë të rinj po largohen tashmë nga vendet tona, dhe territoret për të cilat elitat kombëtare dhe politike po luftojnë sot do të luftojnë pa forcat lëvizëse demokratike.
Organizatat e shoqërisë civile ftojnë bashkësinë ndërkombëtare, por mbi të gjitha autoritetet në Serbi dhe Kosovë që të përkushtohen në krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë banorët e Kosovës (duke përfshirë lirinë e lëvizjes, biznesit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar) gjatë negociatave, duke siguruar që krimet e së kaluarës të mos përsëriten më kurrë (duke përfshirë gjetjen e personave të zhdukur nga të dy vendet) dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e sistemit ligjor dhe demokratik të qeverisjes në Kosovë dhe Serbi. Vetëm negociatat e tilla janë një garanci për një jetë të sigurt dhe dinjitoze për të gjithë njerëzit, pavarësisht dallimeve kombëtare ose ndonjë dallimi tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ministri britanik, Docherty: I lumtur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Sulmi terrorist në Banjskë, si u fut në Kosovë tërë ai arsenal armësh nga Serbia?

Grupi terrorist erdhi të luftojë në Kosovë, zgjodhi Banjskën si pikë strategjike

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'