LAJMI I FUNDIT:

Organizatat ambientaliste në Maqedoni kërkojnë transparencë më të madhe për marrëveshjen Qeveri – Jugohrom

Organizatat ambientaliste në Maqedoni kërkojnë transparencë më të madhe për marrëveshjen Qeveri – Jugohrom

Me ardhjen e qeverisë së re, pas 100 ditëshit të parë të qeverisjes, kryeministri Zoran Zaev, merr vendim për të nënshkruar një dokumet për rifillimin e punës të Jugohromit. Por, për këtë sipërmarrje të kryeministrit kanë reaguar organizata të ndryshme si nga organizata Eco Guerilla dhe Lëvizja “Nëna dhe fëmija”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas organizatës Eco Guerilla, marrëveshja e ndërmarrë nga krerët e vendit duhet të tregohet dhe të dalin të gjitha detajet në shesh, ku nga kjo organizatë kërkojnë që të përfshihen edhe përfaqësuesit e tyre, ekspert, për monitorimin e punës dhe cilësisë së filtrave që parashikohen të vendosen. Dhe se ata janë kundër çdo fillimi të procesit të punës, pa filtra cilësore, ku e mbrojnë shëndetin e individit, në të kundërtën, çdo vendim i marrë, i pa bazë në standardet ekologjike, kundërshton normat dhe ligjin.


“Informatat tona thonë që të enjten qeveria dhe Jugohrom do nënshkruajnë një kontratë sipas të cilës Jugohrom menjëherë do fillojë me vendosjen e filtrave, por që në mars ose prill 2018 të fillojnë dhe me punë, me një kapacitet më të vogël”, thonë nga Eco Guerilla

Ne do kërkojmë nga qeveria të zbardhen të gjitha detajet e marrëveshjes, afatet kohore, kuotat që duhen arritur si dhe shuma e deponuar nga investitori tek kontraktori. Do kërkojmë që përmes ekspertëve tanë të përfshihemi në procesin e monitorimit, për t’u siguruar për cilësinë e filtrave dhe për të kontrolluar plotësimin e normave në afate të parapara.

Nga Lëvizja “Nëna dhe fëmija” përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Zoran Zaev dhe pjesëtarëve të qeverisë, kundërshtojnë ashpër marrëveshjen e paralajmëruar që pritet të nënshkruhet, me të cilën parashihet që në tremujorin e vitit të ardhshëm fabrika Jugohrom të fillojë me punë.

“Ne e dijmë mirë që periudha e nevojshme për instalim te filtrave ekologjik ne fabrikën Jugohrom do të duhet të zgjasë 2 vite të plota, andaj rinisja me punë e fabrikës Jugohrom e paralajmëruar të bëhet për mars ose prill 2018, do të bëhej pa instalim të filtrave, gjë që ne si lëvizje nuk do të lejojme”, thuhet në reagimin e lëvizjes.

Ata shtojnë se çdo marrëveshje mes fabrikës Jugohrom, si dhe Qeverisë së Maqedonisë pa instalim të filtrave kuptohet si minim direkt i premtimeve të kryeministrit Zoran Zaev, dhe partive të koalicionit, ministrave të kësaj qeverie, ndaj qytetarëve se qeveria e re do të angazhohet rreth ambientit jetësorë dhe për një Maqedoni më të pastër, duke siguruar ambient dhe ajër të pastër për gjithë qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/