Organizata “Qika” përmes një aksioni para ndërtesës së qeverisë së Kosovës ka kundërshtuar taksën prej 18% të produkteve menstruale. Aty u është bërë thirrje edhe deputetëve e të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin nismë legjislative përmes së cilës pecetat menstruale dhe tamponët lirohen nga tatimi për vlerën e shtuar.

Leonida Molliqaj e cila drejton këtë organizatë ka thënë se blerja e produkteve menstruale është barrë për gratë në Kosovë.


311267008 1354637588609776 2088041492707977286 n

“Sot i sollëm pecetat menstruale dhe leckat me ngjyrë të kuqe para dyerve të qeverisë, me produkte menstruale zaptuam shkallët e hyrjes së këtij institucioni për t’ ju bërë me dije qeveritarëve që varfëria menstruale ekziston. Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht, për shkak të kushteve të rënduara ekonomike shumë gra nuk mund ta përballojnë blerjen e pecetave andaj në pamundësi të mjeteve të duhura ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin e tyre”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se shteti po i takson gratë për diçka që është krejtësisht jashtë kontrollit të tyre.

311420863 1390621668410789 7837489727604119478 n

“Kjo taksë është seksiste sepse ne po takosohemi për menstruacionet tona, pra taksë veç pse jemi gra. Duke vërejtur refuzimin e qeverisë tash e sa kohë për të shtyrë përpara këtë çështje ‘Qika’ nga këtu fton deputetët e Kuvendit të Kosovës që ti bashkohen iniciativës sonë të bëhen bashkë dhe të ndërmarrin nismën legjislative përmes së cilës pecetat menstruale dhe tamponët lirohen nga tatimi për vlerën e shtuar dhe kategorizohen si mall i liruar nga tatimi doganor”, ka shtuar ajo. /KP/

311418221 793375544976279 8643630971565622047 n 1