Katër shqiptarë nga Tirana, Vlora dhe Dibra janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe italiane, pasi dyshohet se janë përgjegjës për trafikim të lëndëve narkotike.
Mëngjesin e kësaj të marte, autoritetet italiane dhe ato shqiptare në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë nisur një operacion në rajonin e Torinos. Falë shkëmbimit të informacionit kontrolle banesash u kryen edhe në Shqipëri, por pa rezultat.
Operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, të koordinuar nga drejtoria e qarkut Antimafia të Torinos dhe në bashkëpunim me shërbimin policor për bashkëpunimin ndërkombëtar, ekspertët ndërlidhës në Tiranë dhe Interpolin.
Aksioni i koduar “Car Wash”, e ka origjinën tek hetimet ndaj disa drejtuesish lavazhesh, të cilat menaxhonin në të njëjtën kohë në mënyrë të paligjshme disa plantacione marijuana.
Hetuesit arritën të binin në gjurmët e një shoqate me bazë logjistike në Volvera, ku në vitin 2022 u arrestua një 62-vjeçar me 200 kilogramë drogë të fshehura në shtëpinë e tij. Grupi vepronte midis Ekuadorit, Belgjikës, Francës, Spanjës dhe Italisë dhe dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi dhe marijuanë.
Verifikimet tregojnë se organizata drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët, duke shfrytëzuar burime të konsiderueshme financiare, rekrutonin ‘punëtorët e drogës’ në Itali dhe Shqipëri, me qëllimin mbrojtjen, transportin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Trafikantët, mes të tjerash po tentonin të vinin në përdorim edhe një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, me qëllimin ndoshta për finalizimin e transportit të lëndëve narkotike. Mjeti në fjalë në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion, por grupi e kishte testuar disa herë për ta vënë në funksion të trafikut të droges.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i IML-së: Vdekja e 4-vjeçares në Gjakovë ishte natyrore, familja nuk e beson
Old Timers Fest 2024: Historia, pasioni dhe veturat e vjetra pushtojnë Prishtinën
Shqiptari vritet në shkallët e pallatit në Itali, familjarët rrethojnë veturën e policisë që t’iu dorëzojë autorin
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh
Vuçiq vazhdon të ëndërrojë, në deklaratën me Republika Srpska e fut Kosovën si pjesë të Serbisë
Çfarë thuhet për Kosovën në deklaratën e Serbisë dhe Republika Srpska të miratuar në Beograd?
Në kërkim të strehës, personat LGBTI+ detyrohen ta lënë Kosovën
QMK Maqedoni paralajmëron qytetarët për kujdes nga paraqitja e gjarpërinjve
Raporti i Bankës Botërore: Jetëgjatësia mesatare në Kosovë 80 vjet, shqiptarët jetojnë disa vjet më shumë se qytetarët në vendet tjera të rajonit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh
Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret
AMP
Vazhdojnë gabimet trashanike të Manuel Neuer, kamerat kapin Ter Stegenin në bankë rezervë
Ndryshimi drastik në trup i ish-golashënuesit më të ri në La Liga i mahniti të gjithë, por ai është ende ‘mjeshtër’ i golit
Eksod masiv tek Bayerni – gjashtë yje mund të largohen nga bavarezët këtë verë