LAJMI I FUNDIT:

Organizata “She Inspires” promovon mirëqenien përmes jogës, në zemër të Prishtinës

Organizata “She Inspires” promovon mirëqenien përmes jogës, në zemër të Prishtinës

Sot në Sheshin Nëna Terezë është mbajtur sesioni i jogës rreth hapësirave të qytetit, nën drejtimin e organizatës “She Inspires”.

Drejtuesja e organizatës “She Inspires”, Jehona Lluka, është shprehur që organizime të tilla që synojnë mishërimin e shëndetit fizik dhe mendor, janë të hapura për pjesëmarrje nga vajza dhe gra të profileve dhe profesioneve të ndryshme.

Sesioni i jogës u drejtua nga Arbëresha Maloku, profesioniste e jogës dhe drejtuese e Abbey Yoga, si kontribut pro bono për komunitetin.


Aktivitete të tilla parashihen të mbahen edhe në të ardhmen e afërt, me pjesëmarrje nga profesionistë të shëndetit fizik – duke përfshirë joga dhe pilates.

Ky organizim u mbështet nga Komuna e Prishtinës dhe Banka Ekonomike.