Do të duhet të paktën edhe një vit që tregu botëror i punës ta marrë veten prej pandemisë COVID-19, megjithatë ka dallime midis rajoneve.
Sipas Organizatës Botërore të Punës (ILO), ripërtëritja e tregut të punës në nivel ndërkombëtar, pritet të fillojë të paktën në vitin 2023, pra më vonë nga sa ishte parashikuar.
ILO në raportin e fundit mbi parashikimin e zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2022, thotë se parashikon një deficit në orët e punës të realizuara në mbarë botën, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 përpara pandemisë.
Ekspertët numrin e të papunëve për 2022 e përllogarisin të jetë rreth 207 milionë, krahasuar me 186 milionë në vitin 2019 përpara pandemisë.
“Arsyeja kryesore për këto parashikime është vazhdimi i pandemisë me variantin Omicron të virusit. Dy vjet pas fillimit të krizës premisat vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme dhe rruga drejt përmirësimit është e ngadaltë dhe e pasigurt. Ne ndërkohë konstatojmë dëme potenciale të vazhdueshme ndaj tregut të punës si dhe një rritje shqetësuese të varfërisë dhe pabarazisë”, tha drejtori i ILO-së, Guy Ryder.
Dallimet rajonale
Shumë njerëz janë detyruar të bëjnë ndryshime duke gjetur forma të reja të punës si reagim ndaj rënies së udhëtimeve në nivel ndërkombëtar dhe turizmit.
“Nuk mund të ketë një ripërtëritje të vërtetë prej pandemisë, nëse tregu i punës nuk gjallërohet në shkallë të gjerë”, thekson Ryder.
Evropa dhe Amerika e Veriut, sipas këtij raporti, japin shenja inkurajuese për një tendencë në rritje, ndërsa Azia Jugore dhe Amerika Latine e Karaibet kanë premisat më të dobëta.
“Në nivel kombëtar ripërtëritja e tregut të punës në vendet me të ardhura të larta është më e fuqishme, ndërsa në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme premisat janë të këqija”, përfundon ai. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe