LAJMI I FUNDIT:

Ordanoski: Kërkesat e shqiptarëve janë legjitime

Ordanoski: Kërkesat e shqiptarëve janë legjitime

Profesori universitar, Sasho Ordanoski, deklaron se nuk është kundër federalizimit të Maqedonisë, ndërkaq konsideron se kërkesat e shqiptarëve janë legjitime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debatin televiziv në Alsat-M, Ordanoski shprehet se ”nuk jam kundër federalizimit. Unë e di se për atë ka proces politik, i cili nëse inicohet tema, që është krejtësisht legjitime, patjetër të kalojë nëpër mundësi ligjore dhe kushtetuese. Ridefinimi i Maqedonisë si shtet nga kjo që është tani, kërkon ndryshim kushtetues”./Telegrafi/