LAJMI I FUNDIT:

Orce Kamçev: Jemi të hapur për bashkëpunim me PSP-në, kompanitë e mia kanë 3 mijë të punësuar

Orce Kamçev: Jemi të hapur për bashkëpunim me PSP-në, kompanitë e mia kanë 3 mijë të punësuar

“Orka Holding” pronar i së cilës është Orce Kamçev, për të cilin Prokuroria Speciale ka hapur hetim nën emrin “Perandoria”, ka njoftuar se janë të hapur për bashkëpunim me PSP dhe gjithë institucionet tjera.

“Dëshirojmë ta informojmë opinionin se si pronar i disa kompanive në Maqedoni, që punësojnë mbi 3 mijë persona, maksimalisht jemi të hapur dhe transparent për çdo hetim. Kompanitë në të cilat jam pronar, me plotë përgjegjësi them se i respektojnë të gjitha rregullat ligjore në Maqedonia dhe për këtë shkak besoj se shumë shpejt do të largohet çdo dyshim për punën e tyre”, thotë përmes një njoftimi Orce Kamçev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP hap lëndë të re, arrestohen pesë persona – Mijallkov në mesin e të dyshuarve
Lexo po ashtu PSP hap lëndë të re, arrestohen pesë persona – Mijallkov në mesin e të dyshuarve

Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim dhe para se gjithash në interes të mbajtjes së biznes-klimës cilësore dhe prosperitetit ekonomik në vend.

Përndyshe, pas njoftimit të PSP-së se ka hapur lëndë, disa media maqedonase raportuan se Orce Kamçev është në mesin e pesë të arrestuarve./Telegrafi/