Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik

Qyteti i Shkupit pritet që së shpejti të furnizojë 100 autobusët e premtuar ekologjik. Kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski tha gjatë emisionit IMPAKT në TV Shenja se, paralelisht, po zhvillohen aktivitete edhe për projektin e BRT-së (Transporti i Shpejtë me Autobus), i cili ishte bllokuar për një periudhë.
Ai pret që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë aktivitetet ndërtimore në trasenë nga Gjorçe Petrovi deri në Novo Lisiçe, ndërsa po përgatitet dokumentacioni edhe për zgjerimin drejt Butelit dhe Draçevës.
“Ka përfunduar procedura e tenderit, nga informatat e fundit që kam nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe nga kryeministri, po rrjedh afati i ankesave dhe presim që përafërsisht për një muaj të fillojë furnizimi i 100 autobusëve të ri që do t’i marrë Qyteti i Shkupit. Do të thotë përfundimisht golgota edhe me Higjienën Komunale, por edhe në pjesën e funksionimit të NQP-së do ta korrigjojmë, përkatësisht do t’i vendosim në funksion 100 autobusë të ri ekologjik, elektrik, të cilët do të qarkullojnë në linjat e Qytetit të Shkupit. Për më tepër, një ndër proceset i cili ishte i bllokuar, ndërsa ai është BRT (Transporti i Shpejtë me Autobus), projekt të cilin mendoj se Koce Trajanovski ka dalë i pari me atë idejë, më pas vazhdoi Petre Shilegovi si ish kryetar, por ish kryetarja Danella Arskovska e bllokoi tërësisht procesin, veç më është në fazë përparimtare dhe presim në fillim të vitit të ardhshëm veç më të fillojnë aktivitetet ndërtimore për vendosjen e BRT-së. Kjo nënkupton përfshirjen e pjesës nga Gjorçe Petrovi deri në stacionin e fundit të 5-ës në Novo Lisiçe, ndërsa veç më po punojmë në dokumentacionin e vazhdimit të traseve, të cilat do t’i përfshijnë Butelin dhe Draçevën nga ana tjetër”, tha ai.












































