LAJMI I FUNDIT:

Ora Nubia Alpha, ndër pajisjet më të çuditshme në MWC 2019 (Video)

Ora Nubia Alpha, ndër pajisjet më të çuditshme në MWC 2019 (Video)

Telefonat e palosshëm, kamerat e avancuara dhe bateritë e fuqishme, janë disa prej pajisjeve që nga kanë mahnitur në Mobile World Congress të Barcelonës.

Mirëpo, asnjë prej këtyre pajisjeve nuk është më e çuditshme se ora nga Nubia Alpha.

Me ekran prej katër inç, kjo orë zë një hapësirë të mirë përreth dorës. Pamja më se e shëmtuar, si dhe softueri shumë i dobët, bëjnë të mendojnë se çfarë kanë dashur të tregojnë krijuesit.

Derisa për MWC 2019, nuk ka ndonjë shpërblim, për pajisjen më të keqe, por nuk ka dyshim se kjo orë, do të ishte gjithsesi e nominuar në kategori me më të dobëtit.

Larg nga pamja e këndshme që ka Apple Watch, megjithatë Nubia Alpha ka çmim prej 499 eurosh. /Telegrafi/