LAJMI I FUNDIT:

Ora e mençur e “Apple Watch Series 5” që nuk fle kurrë, tani në “Gjirafa50”

Ora e mençur e “Apple Watch Series 5” që nuk fle kurrë, tani në “Gjirafa50”

Gjirafa50, ju sjell inovacionin e fundit teknologjik të kompanisë “Apple”, nga kategoria e orëve të mençura. Me modelin e fundit të orëve të mençura nga “Apple”, ju mund të realizoni telefonata, të bëni pagesa dhe porosi, apo të relaksoheni duke dëgjuar muzikë. Të gjitha këto, vetëm përmes një ore.

“Apple Watch Series 5” vjen me ekranin Retina që rri gjithmonë i ndezur, duke ju mundësuar të shihni orën dhe të dhënat tjera të faqes kryesore, në çdo kohë dhe ambient. Rripi i zi dhe materiali nga alumini, e bëjnë tejet elegante dhe të dashur për ta mbajtur.

Me “Apple Watch Series 5”, ju mund të matni rrahjet e zemrës, apo ritmin e zemrës me aplikacionin EKG. Po ashtu, ora më e re nga “Apple”, ju mbron nga zhurma e lartë, duke ju njoftuar kur decibelat e zërit janë mbi nivelin e lejuar për shëndetin tuaj. “Apple Watch Series 5” ju ndihmon edhe me ciklin menstrual, duke regjistruar informata rreth ciklit tuaj.

“Apple Watch Series 5” është e krijuar që të ju mundësojë dhe motivojë ti arrini objektivat e fitnesit. Me njësi matëse të avancuara për ushtrime fitnesi, me GPS, dhe duke qenë rezistente ndaj ujit deri në 50 metra, kjo orë është e krijuar për ju. Ndërsa, të gjitha aplikacionet dhe përmbajtjen e publikuar në “Apple” si muzikë, dhe aplikacione të ndryshme, mund ti shkarkoni përmes “App Store-it”, të integruar në këtë orë.

Orën e mençur “Apple Watch Series 5” mund ta porositni tani në këtu, ta paguani deri në 12 këste pa kamatë, dhe me transport FALAS.

Gjirafa50, si dyqani më i madh online në Kosovë, ju sjell:

– Inovacionet e fundit teknologjike si: telefona Apple (iPhones), laptop Mac, laptop MSI, Lenovo, Asus, dhe Rog, kamera Canon, TV Sony deri në 75” Full HD 3D, PlayStation 4, Beats By Dr. Dre 2, Intel produkte, e shumë të tjera;
-Produkte me garancion nga prodhuesi;
-100% origjinale;
-Transport falas

Nxitoni, sasi e limituar!!!