Poezi nga: Janice D. Soderling
Përktheu: Fadil Bajraj
Realiteti aktual është materiali i zanatit tonë. – Lee Strasberg
Më vjen keq që i zhgënjeva të gjithë
duke dal jashtë në mes të asaj shfaqjeje
ku isha njëfarë zane apo diçka tjetër
me krahë.
Më pëlqente që kisha krahë dhe një shkop magjik bile
………………………………………edhe sikur të ishte sall shtirje.
Më pëlqyen dy rreshtat e mi:
Mos qaj, vajzë e vogël.
Do të ketë ndeja të tjera, ditë të tjera.
Dil.
Qëndro në këtë moment, tha Hal.
Momentin e vërtetë. Ai u zemërua kur unë qesha, ama
momenti i vërtetë është ai nga i cili po përpiqesha të shpëtoja.
A e mbani mend atë orë kur Hal na tha
të përqendrohemi në një mendim?
Besoni në të, tha ai, dhe ai do të jetë i vërtetë.
Çdo pasdite kur ngrihesha nga shtrati,
e përsërisja matrën time. Nuk dhemb.
Një ditë, duke pritur ushqimin kinez për me marr me vete,
këmbeja thumbime mendjemprehta me çunin trashaluq pas banakut,
e pashë veten në pasqyrë, dhe nuk kisha fytyrë.
Shikova rreth e rrotull dhe askush në restorant nuk kishte fytyrë,
ndërsa muret po mbylleshin.
Qasuni jetës tuaj emocionale, tha Hal. Lidhuni.
Nuk shkova në teatër atë natë,
siç mund ta kujtojnë disa prej jush.
Unë ju zhgënjeva. Më vjen keq,
Një qytet rural është po aq i mirë sa çdo qytet tjetër.
E paketova valixhen tim prej kartoni,
grimin dhe këpucët me taka të larta
dhe shkrimin e jetës dhe gjërat e rreme dhe çorapet rrjete,
dola nga ajo dhomë e marrë me qira dhe hipa në Greyhoundin e parë
që ia kishte mësyrë për diku, kudo, nuk kishte fare rëndësi ku,
për të gjetur ato ndejat tjera dhe ato ditët tjera,
ku asgjë nuk ishte e vërtetë dhe gjë nuk të dhimbëte dhe askush nuk qante.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë