LAJMI I FUNDIT:

Opsionet për strehimin e viktimave të dhunës në familje, nga Ministria e Drejtësisë përmenden objektet e konfiskuara

Opsionet për strehimin e viktimave të dhunës në familje, nga Ministria e Drejtësisë përmenden objektet e konfiskuara

Mungesa e një strehimi afatgjatë për viktimat e dhunës në familje, po arsyetohet me mungesën e fondeve të pamjaftueshme për institucionet lokale.

Ndonëse ndër vite janë hartuar e miratuar strategji të ndryshme për parandalimin e dhunës në familje, ato kanë mbetur vetëm si të tilla, e të pazbatueshme në praktikë.


Në strategjinë e vitit 2016-2020, të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se objektet të cilat konfiskohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, duhet t’iu jepen në shfrytëzim viktimave të dhunës.

Por kjo pikë, është përmendur edhe në strategjinë e re të miratuar këtë vit në Qeveri, e cila nuk ka gjetur zbatim.

Nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, kanë thënë se në lidhje me objektet të cilat janë konfiskuar këtë vit dhe viteve të kaluara, përgjigje duhet të  jap Ministria e Drejtësisë.

Por, zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala ka thënë se në lidhje me banimin social duhet të përgjigjet vetëm kabineti i ministres, derisa ka përmendur një sërë ligjesh që janë duke hartuar për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

“Në funksion të realizimit të prioritetit qeveritar të parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, fokus i punës është:
1- Rishikimi i bazës ligjore të aplikueshme, që të jetë në linjë me standardet ndërkombëtare. Si rrjedhojë, jemi angazhuar që të hartohet projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave, të rishikohet projektligji për ndihmë juridike falas si dhe finalizohet analiza GREVIO nga ekspertët e Këshillit të Evropës për të kuptuar se si qëndrojmë në zbatim të Konventës së Stambollit. 2- Përmirësimi i përgjigjes institucionale në rastet e raportuara të dhunës në familje, përmes takimeve e dakordimeve në Grupin Koordinues Ndër-Ministror. Me të njëjtit kemi dakorduar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Planin e Veprimit 2022-2024, me 144 aktivitete për tu realizuar brenda një periudhe 3 vjeçare. Fokus i punës ka qenë dhe angazhimi për tu siguruar që e njëjta po zbatohet. 3- Sensibilizimi i përgjithshëm kundër dhunës, duke marrë pjesë në tryeza diskutime, lajme në media dhe zhvilluar takime tjera konsultative”, ka thënë Shala.

Nita Shala, zv,ministre e Drejtësisë

Që këto strategji nuk po gjejnë zbatueshmëri në nivel të duhur, e thonë edhe në Rrjetin e Grave të Kosovës, derisa tregojnë se është duke u hartuar edhe Projektligj për Banimin Social.

“Përveç këtyre objekteve afariste, ka edhe objekte të tjera të cilat komuna zotohet, në kuadër të strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje, që mundet me i rezervuar ose të paktën edhe strehimoreve me i asistuar me pagesë, të qerasë, për me përfshi në mbrojtje sa më shumë në mbrojtje sa më shumë viktima të dhunës në familje, një gjë e tillë po çalon mirëpo prap po shpresojmë, që Ligji në ardhje që është Ligji për Banimin Social, ka me i bë të qarta përgjegjësitë e komunës”, ka thënë Valmira Rashiti nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Valmira Rashiti, Rrjeti i Grave të Kosovës

“Urojë dhe shpresojë që në strategjinë që tash jemi duke e punuar ne i kemi specifikuar edhe kemi kërkuar ndarjen e banesave sociale ekskluzivisht vetëm për viktimat e dhunës në familje”, ka thënë drejtoresha e strehimores “Shtëpia e Sigurt”, Erblina Dinarama.

Erblina Dinarama, drejtoreshë e strehimores “Shtëpia e Sigurt”

Viktimat e dhunës nuk mund të qëndrojnë më shumë se 1 vit në strehimore, derisa pak komuna u ofrojnë banim afatgjatë atyre. Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, arsyetohen se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm.

“Komunat në bazë të mundësive të tyre financiare, i përkrahin aktivitet që ndërlidhen me këtë fenomen, komunat i subvencionojnë, strehimoret me aq sa kanë kapacitete financiare, duhet që limitet buxhetore caktohen nga niveli qendror pothuajse për çdo aktivitet dhe për këtë raste komunat me aq sa kanë mundësi”, ka thënë Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Sazan Ibrahimi, Asociacioni i Komunave të Kosovës

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se që nga janari e deri në korrik të këtij viti kanë qenë 1 mijë e 574 raste të dhunës në familje, e në vitin e kaluar kanë qenë të raportuara në këtë institucion, 2 mijë e 456 raste./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori