LAJMI I FUNDIT:

Oppo zyrtarizon modelet F3 dhe F3 Plus

Oppo zyrtarizon modelet F3 dhe F3 Plus

Sot, në një mesazh zyrtar Oppo ka konfirmuar datën e lansimit zyrtar të Oppo F3 dhe Oppo F3 Plus.

Të dy pajisjet do të jenë ta parat në portfolion e Oppo-së që sjellin kamera të dyfishta në pjesën frontale, gjë që kompania e ka quajtur “Selfie Expert”, per shkak të rezolucionit të lartë të kamerave selfie, specifikisht 16MP dhe 8MP.


Telefonat e ri të kompanisë do të jenë të gatshme në pesë tregje të ndryshme nga 23 marsi.

Oppo F3 Plus pritet të ketë ekran të madhësisë 6 inç me rezolucion Full HD, procesorin Snapdragon 653, RAM memorie prej 4GB dhe hapësirën ruajtëse me 64GB.

Ky telefon do të vijë me një kamerë të pasme prej 16MP dhe dy kamera frontale, një prej 16MP dhe tjetra me 8MP. Bateria do të ketë kapacitet prej 4,000 mAh dhe pesha e gjithë trupit të telefonit do të jetë vetëm 185 gram.

Së fundi, Oppo është duke i dhënë zhvillim të shtuar teknologjisë së kamerave në produktet e tyre.

Në MWC 2017, kompania ka shfaqur një teknologji që mundëson zmadhimin deri në 3x, përmes kamerës dytësore.