Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbahen tri seanca plenare.
Seanca e parë do të mbahet nesër, ku do të hidhet për votim ndryshim-plotësimi i ligjit për pagën minimale.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje pozitës që të heqë nga rendi i ditës pikën për përcaktimin e pagës minimale në seancën e nesërme, derisa për seancën e rregullt të së enjtes ku në rend të dite do të jetë çështja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, Tahiri bëri thirrje që të përkrahet kjo iniciativë.
Ai tha se lënia e veteranëve të UÇK-së jashtë këtij ligji, është e ndjeshme dhe si të tillë, PDK-ja nuk do ta mbështesë.
“Lënia jashtë e veteranëve është iniciativë që ne nuk do ta mbështesim. Në 23-vjetorin e çlirimit, të mos i fusim veteranët as në pagën minimale, është shkelje. I bëjmë thirrje Qeverisë që nesër ta tërheqin këtë pikë nga rendi i ditës. Përcaktimi i pagës minimale është minimumi i kalimit të muajit nga një familje, por të lihen jashtë veteranët edhe nga kjo pagë, është e papranueshme. E papranueshme mënyra se si është proceduar. E papranueshme dhe i bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë. Nuk mund të lihet jashtë një kategori që të jetojë me minimumin e pagës minimale”, tha Tahiri.
Tahiri në argumentimin për kalimin e projektligjit për Trustin tha se tërheqja e mjeteve mund të zbusë pak krizën në vend.
“Të enjten do ta kemi një pikë të rëndësishme. Ne e dimë që në rrethana normale s’duhet të diskutohet, por gjendja në të cilën e ka sjellë kjo Qeveri Republikën tonë karshi kësaj krize. Pra çdo ditë po ballafaqohemi me kriza. Në gjendjen çfarë kemi ardhë, ku qytetarët po e humbin shpresën të jetojnë në këtë vend, ku e vetmja zgjidhje po iu lë kjo Qeveri, është largimi nga Kosova – dhe ne pikërisht për këtë arsye për të zbutur sado pak këtë krizë, për ato familje që mund t’i tërheqin këto të ardhura, ju bëjmë thirrje të gjitha partive, përfshirë mazhorancën, që ta ndërmarrin këtë hap”, u shpreh shefi i deputetëve të PDK-së.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ka kërkuar që Projektligji për pagën minimale të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme.
“Unë kërkova nga kryesia në emër të AAK-së që Ligji për Pagën minimale të largohet nga rend i ditës për seancën e ardhshme, sepse e shohim si ligj diskriminues, ligj që e dëmton në esencë një kategori të nderuar të vendit tonë. Po shpresoj e besoj që edhe LVV-ja edhe Qeveria të reflektojë në këtë kërkesë për shkak se mendoj që është gabim shumë i madh”, tha Tahiri.
Ai theksoi se kundërshtari kryesor i Albin Kurtit, nuk është opozita por qeverisja e tij dhe ministrat e dobët.
Javën e shkuar, kur u mbajt seancë parlamentare, pati edhe protestë të thirrur nga organizatat e dala nga lufta. Protesta eskaloi, pasi protestuesit u futën në oborrin e Kuvendit e tentuan të futen edhe brenda ndërtesës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?