LAJMI I FUNDIT:

Opozita shqiptare: A mund të ketë ngjashmëri rasti i Pal Lekajt me Artan Grubin për “Bechtel Enka”?

Opozita shqiptare: A mund të ketë ngjashmëri rasti i Pal Lekajt me Artan Grubin për “Bechtel Enka”?

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që janë pjesë e koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”, sot kanë ngritur dyshime për manipulim në tenderët dhe marrëveshjen për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D, të cilat do t’i ndërtojë kompania “Bechtel Enka”.

Nga LEN thonë se mund të ketë ngjashmëri me rastin e Pal Lekajt dhe Artan Grubit, i cili është koordinator për projektet e korridoreve 8 dhe 10-D. Partitë opozitare shqiptare thonë se vetë fakti që marrëveshja për ndërtimin e korridoreve, e cila kushton mbi 1.3 miliardë euro u shpall si marrëveshje sekrete në mes Qeverisë dhe kompanisë “Bechtel Enka”, ngjall dyshime në opinion për keqpërdorime të mundshme.


“Ditë më parë në Kosovë u dënua me burg deputeti Pal Lekaj, i cili ka qenë ministër i infrastrukturës. Arsyeja e dënimit është pagesa prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Por a mund të ketë ngjashmëri me rastin e Pal Lekajt dhe Artan Grubit. Fatkeqësisht dyshimet në opinion janë tepër të mëdha. Por dyshimet për manipulime eventuale të Artan Grubit forcohen me faktin që ai përmes minsitrave të tij në Qeveri, e shpalli veten koordinator për ndërtimin e Korridoreve”.

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit
Lexo po ashtu Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

“Dyshime ngriti edhe Komisioni për Anti-Korrupsion i cili tha se marrëveshjen nuk e kanë pranuar të plotë dhe me mungesën e anekseve të nënshkruara. Dhe imagjinoni po bëhen gati një vit prej kur është nënshkruar marrëveshja me Bechtel Enka dhe deri më tani nuk është ndërtuar asnjë metër autostradë. Ndërsa prej në prill të vitit të kaluar e deri më tani Qeveria i ka paguar Behtel Enkës 235 milion euro, për 0 metra autostradë”.

“Tani duhet që Qeveria të dalë dhe të tregojë se për çfarë janë paguar ata 235 milion euro ndaj “Bechtel-Enka”, sa marrëveshje të fshehura ka nënshkruar Artan Grubi dhe ku përfundojnë këto para. Pasi ende nuk është ndërtuar asgjë, mos vallë po vazhdon të pasurohet SORAVIA, EUROVIA dhe LLOTARIA!”, tha Daut Memishi nga LEN.

Ai i kërkoi kryeministrit Talat Xhaferi që nëse nuk frikësohet nga Artan Grubi, ta publikojë marrëveshjen e plotë për ndërtimin e Korridorit 8.

“Edhe mbi 1 miliadrë euro për ndërtimin e autostradës do të paguhen nga xhepi i qytetarëve dhe ata duhet ta dijnë se ku investohen paratë e tyre dhe në xhepat e kujt përfundojnë! A në qoftëse ka Talati ka frikë e kuptojmë, le të heshtë se mos ndoshta Artan Grubi e ndërron prej pozitës së kryeministrit teknik. Por një gjë është e sigurt! Derisa janë paguar qindra miliona euro e nuk është ndërtuar asnjë metër autostradë, në çdo rrugë e rrugicë lulëzojnë kazinotë dhe bastoret”, tha Daut Memishi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori