LAJMI I FUNDIT:

Opozita këmbëngul që zgjedhjet të mos shtyhen, pozita thotë se është pro një vendimi konsensual nga të gjitha partitë

Opozita këmbëngul që zgjedhjet të mos shtyhen, pozita thotë se është pro një vendimi konsensual nga të gjitha partitë

Partitë opozitare kanë kundërshtuar sërish mundësinë e shtyrjes së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.  Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen dhe se shtyrja e tyre është e palogjikshme.

“Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve kjo kërkesë është e palogjikshme bie ndesh me praktikat e demokracisë nuk ka bazë ligjore e demokratike . Zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, ne mund ta shkurtojmë fushatën. Kemi propozuar që ajo të zgjasë 5 ditë. Shtyrja e zgjedhjeve është ngufatje dhe goditja më e madhe që i ndodh Kosovës nga paslufta”, ka thënë Tahiri.


Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen.

Ai shtoi se LDK është duke mbajtur mbledhje të kryesisë dhe do të dalë me një qëndrim pas kësaj mbledhje, mirëpo sipas tij zgjedhjet nuk duhet të shtyhen,

“LDK do të marrë pjesë në takim me presidenten dhe do të kërkoj që zgjedhjet të mbahen. Mund të anulohet fushata por zgjedhjet nuk bënë të anulohen sepse dëmtohet demokracia”, u shpreh Gashi.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, u shpreh se duhet të ketë vendim konsensual nga të gjitha partitë.

“Qëndrimi ynë është që të jetë vendin konsensual i të gjitha partive. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin e qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e IKSHPK-së të kemi fushatën në rast se vendoset të vazhdohet siç ka qenë”, ka thënë Kusari-Lila.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si PDK nuk kanë pasur kërkesë për shtyrje të zgjedhjeve.

“Deri më tani PDK-së nuk i është drejtuar asnjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne kemi pas propozim për shkurtim të fushatës. PDK do të jetë pjesë e takimit të ftuar nga presidentja dhe pastaj do të shohim”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori