LAJMI I FUNDIT:

Opozita “bojkoton” KQZ, s’do paraqesë kandidatë për zëvendësimet

Opozita “bojkoton” KQZ, s’do paraqesë kandidatë për zëvendësimet

Opozita ka vendosur të radikalizojë qëndrimin e saj ndaj mazhorancës. Krahas bojkotit parlamentar një tjetër mungesë do të shënohet në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Top Channel ka mësuar se opozita nuk do të paraqesë kandidatë për anëtarë të KQZ. Burime nga Partia Demokratike konfirmuan se nuk do të propozojnë kandidat për anëtarë të KQZ.

Skenari i tërheqjes se kandidatëve nuk është i panjohur. Të njëjtën skemë ndoqi opozita socialiste në 2013, ku shumica i mbeti demokratëve.


Situata duket e njëjtë, Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e para që konfirmoi mosplotësimin e vakancës. Top Channel e pyeti kreun e grupit të LSI-së nëse partia e tij do ketë anëtarin e saj në tryezën e administrimit të zgjedhjeve. Por, Petrit Vasili hodhi poshtë mundësinë e propozimit të kandidateve.

“Ky parlament është inekzistent. Duke pasur të bllokuar reformën zgjedhore ç’mund të flasim për KQZ. Ç’kuptim ka KQZ pa reformë zgjedhore, pa ditur si do të ndalim shit-blerjen e votës”, u shpreh Vasili.

Petrit Vasili u kujdes që bojkoti i KQZ-së të mos përkthehet në bojkot të zgjedhjeve.

“As nuk do të ketë asnjëherë bojkot të zgjedhjeve që të jeni të qartë”, tha Vasili.

Në muajin nëntor, 4 nga 7 anëtarëve të institucionit kryesor për administrimin e zgjedhjeve ju përfundon mandati.

Partia Socialiste ka dërguar në Parlament emrin e Bledar Skënderit dhe Rezarta Bitrit si dy propozime të mazhorancës për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Më heqjen dore të opozitës nga e drejta e saj ligjore për të pasur anëtarët e saj në institucionin qendror të administrimit të zgjedhjeve, socialistët rifitojnë shumicën prej 4 anëtarësh. Por, bojkoti i opozitës nuk bllokon punën në KQZ pasi bashkë me kryetarin Klement Zguri, ky institucion i gëzon 5 votat e nevojshme për miratuar vendimet që kanë të bëjnë me administrimin e procesit zgjedhor. /Top Chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori