LAJMI I FUNDIT:

Opozita beson se do t’i ketë votat të rrëzoj qeverinë (Video)

Opozita beson se do t’i ketë votat të rrëzoj qeverinë (Video)

Opozita tashmë ka filluar konsultimet për mocion votëbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës, njofton Klan Kosova.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami është shprehur goxha e sigurt se do t’i kenë votat e nevojshme për këtë iniciativë.


Por, aspak i shqetësuar me këtë çështje nuk është Ismet Beqiri i LDK-së.

Iniciuesit e mocionit për votëbesimit ndaj qeverisë Mustafa, i duhen 40 nënshkrime për ta proceduar këtë nismë në seancë plenare.

E në rast se aty, ajo votohet nga 61 deputetë, atëherë ekzekutivi bie nga pushteti.