Operacioni antidrogë në Suharekë, përveç marihuanës policia sekuestroi edhe armë të rënda
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja nga konfiskimi i mbi 500 kilogramëve lëndë narkotike në Suharekë.
Policia ka njoftuar se ka kryer kontroll në fshatin Maqitevë, në pronën e një të dyshuari, shtetas kosovar.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: 512 kilogramë e 89 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një granat hedhëse, një pushkë gjuetie, një traktor, një telefon mobil si dhe vegla pune që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Me vendim të prokurorit të rastit, substanca narkotike është asgjësuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























