Nëse ju keni probleme me lëkurën, mos u shqetësoni! Ja disa këshilla për të sjellë në formë një trup që nuk do veçse të jetë në qendër të vëmendjes.
Përgatiti: Valbona Duga
Qafa dhe pjesa e poshtme e fytyrës
Celulite, zvogëlim i prodhimit të kolagjenit dhe elastines, stres, mbilodhje…Duke filluar nga mosha 35 vjeç, lëkura fillon të lodhet. Forma ovale e fytyrës e humb qartësinë, qafa fillon të rrudhet, gjithçka kontribuon në plakjen tonë të parakohshme.
Në mëngjes dhe në mbrëmje, produkte rigjeneruese
Ato nuk kanë veçse një qëllim: të ndihmojnë shtrirjen e lëkurës! Për t’i dhënë fytyrës pamjen e saj natyrale, komponentet aktive (vitamina E, algat kafe padina pavonica, dermo-peptidet) stimulojnë sintezën e proteinave që përbëjnë mbulesen e brendshme të lëkurës, komponentet e tjerë si p.sh kafeina, veprojnë në thellësi, ndërsa proteinat e grurit formojnë një shtrirje në sipërfaqen e lëkurës duke fshirë rrudhat sa hap e mbyll sytë. Brenda disa javësh fytyra fiton qartësi, finese dhe rini. Për një efikasitet maksimal, aplikojeni gjithmonë nga poshtë lart.
Një herë në ditë
Afrojini lëkurës së qafës një trajtim special. Qafa, shumë e ndjeshme, lejon krijimin e rrudhave mjaft shpejt. Pasi e heq tualetin, esteti aplikon një produkt të përqendruar me efekt ushqyes dhe regjenerues të fuqishëm. Pastaj vendos një maskë të ftohtë, e cila për disa minuta thith epidermën e ujit. Pasi e heq maskën, ai vendos kremin përkatës në qafë. Më në fund lëkura bëhet më e lëmuar dhe duket më e freskët.
Gjoksi
Shumë i ndjeshëm, gjoksi pëson ndryshime hormonale, zmadhime dhe zvogëlime. Rezultati: Ai do të zbutet mjaft. Prandaj, duhet një kujdes specifik dhe ushtrime gjimnastikore.
Në mëngjes dhe në mbrëmje
Gjoksi nuk ka muskuj. Nën lëkurë fshihet një shtresë e zhvilluar fijezore, e cila mbështetet butësisht në kraharor. Me kalimin e kohës këto fije dobësohen, epiderma bëhet më pak elastike. Kozmetika ndihmon gjoksin duke përmirësuar cilësinë e epidermës. Po si? Me anë të komponentëve aktiv si p.sh proteinat e grurit, ginseng etj, që janë përfekte për tonifikimin e fijeve përreth gjoksit. Efekti bëhet i dukshëm pas disa javësh.
Një herë në ditë
3 ushtrime – të thjeshta për t’u realizuar dhe perfekte për tonifikimin e kraharorit.
1. Parakrahët të përkulura, vendosini pëllëmbët e duarve njërën kundër tjetrës. Mbajini kështu për disa sekonda, pastaj lëshojini. Këtë ushtrim praktikojeni disa herë rresht.
2. Kryqëzoni duart prapa kokës. Shtrijini bërrylat drejt prapa, pastaj çojini përpara. Bëjeni këtë ushtrim mbi 10 herë.
3. Krahët e shtrira horizontalisht, formoni gërshërë duke kryqëzuar krahun e djathtë nën të majtin dhe anasjelltas, 3 seri nga 20 herë.
Barku
Mungesë ushtrimesh, tretje me vështirësi, kilogram të shtuar. Ja çfarë ju vjen në ndihmë për të patur një bark të sheshtë, me pak përpjekje.
Një herë në ditë
Të përkryera për të shfryrë barkun janë masazhet që praktikohen çdo ditë, duke ndihmuar qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik. Kështu ato ndihmojnë në forcimin e muskujve të barkut. Ushtrimi është fare i thjeshtë: në pozicionin shtrirë me shpinë, bëni disa përkulje, ku koka të arrijë te gjunjët. Përveç kësaj ka edhe disa kura me përbërës ushqimorë. Ata përmirësojnë tretjen falë disa komponenteve si argjila e gjelbër, etj, që luftojnë ndjesinë e fryrjes së barkut.
Krahët
Kur nxehet koha dhe nevojitet të vishesh me krahë të shkurtra, është e tmerrshme. Kjo, sepse lëkura, ne kontakt të vazhdueshëm me diellin e humb elasticitetin dhe bukurinë e saj. Disa minuta në ditë do të mjaftonin për t’i ridhënë atyre bukuri dhe finese.
Në mëngjes dhe në mbrëmje
Hidratimi është prioritet. Ideale është që të përdorësh një mbrojtës trupi anti-moshë: përbërësit e saj (ko-enzima Q 10, vitamina C, E ) i rigjenerojnë qelizat e lëkurës dhe forcojnë fibrat e mbajtjes së lëkurës në të njëjtën kohë kur agjentët hidratues (glicerina, acidi hyaluronik) përforcojnë në maksimum elasticitetin e epidermës tuaj.
Shpina
Duke qenë se gjatë dimrit shpina nuk ekspozohet asnjëherë jashtë, në verë ajo ka nevojë për një trajtim të veçantë për të rigjetur shkëlqimin e saj.
Një herë në javë
Edhe në dush kjo pjesë e trupit shpesh është e injoruar. Kjo shpjegon nganjëherë edhe ato pikat e zeza që mund të krijohen në të. Puna e parë që duhet bërë: Me një sfungjer jo shumë të ashpër, hiqni të gjitha papastërtitë dy herë në javë. Mjafton ta kaloni disa herë sfungjerin për të hequr lëkurën e vdekur dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës tuaj.
Dy herë në javë
Kërkojini shoqëruesit tuaj apo një miku që t’ju ndihmojë për të realizuar disa masazhe të thjeshta. Me qëllim që duart e tij të rrëshqasin më mirë, mund të përdorni vajra ushqyes.
1. Me anë të pëllëmbëve, masazhatori rrëshqet duart ngadalë nga poshtë lart përgjatë kurrizit. Vetëm një veprim i tillë ndihmon në shtrirjen e lëkurës dhe krijon një shkrifje të fijeve të lëkures.
2. Gjithmonë duke vazhduar me veprime të tilla, që sa vijnë e bëhen më të shpeshta, ai bën të mundur përmirësimin e qarkullimit limfatik.
3. Më në fund, ai krijon rrathë të vegjël me anë të mollëzave të gishtave, në çdo anë të kolonës vertebrale duke bërë të mundur shkrifjen e muskujve të lëkurës.
Vithet
Duke qëndruar i ulur përgjatë gjithë ditës, vithet janë në qetësi për shumë muaj me radhë. Nevojitet që t’i forcosh muskujt, me qëllim që pantallonat t’i tregojnë sa më të këndshme.
Në mëngjes dhe në mbrëmje
Përdorni në formë kremi ose xheli produkte me përbërës aktivë: kafeinë, kakao, sojë. Ato bëjnë të mundur eliminimin e pjesëve të tepërta. Përdoreni këtë në mëngjes dhe në mbrëmje, me anë lëvizjesh rrethore duke filluar nga lart poshtë.
Disa herë në ditë
Në autobus, në qoftë se ju rrini në këmbë, shtrëngojini vithet 5 sekonda, pastaj lëshojini. Bëjeni këtë ushtrim sa më shumë herë. Në rrugë duke ecur, bëni si fotomodelet: ato shtrëngojnë vithet për të forcuar muskujt. Dhe zgjidheni sa më shumë që të jetë e mundur ecjen, si mënyrë transporti. Në veturë, gjatë kohës që keni ndaluar përpara semaforit, mos e humbisni kohën, por kontraktoni njëren nga vithet, lëshojeni, pastaj tjetrën. Përsëriteni këtë disa herë. Pastaj shtrëngojini të dyja njëherësh për disa sekonda dhe lëshojini. Në plazh, përfitoni për të luajtur në ujë (tenis, me top), çdo lëvizje është e mirë.
Kofshët
Pushim për një kohë të gjatë, ushqim jo i rregullt, qarkullim jo normal i gjakut…mos e lejoni që celuliti të zërë vend qetësisht aty. Dhe në këto raste këmbët janë ato që bien më shumë në sy.
Në mëngjes dhe në mbrëmje
Prezenca e përbërësve vegjetalë, (si proteinat e grurit) ndikojnë menjëherë në krijimin e pamjeve jo estetike. Ditë pas dite, ato përforcojnë parregullsitë nga përqendrimi i madh i tyre. Në këtë mënyrë ato lejojnë dizinfiltrimin e dhjamërave me shpejtësi të madhe. Por pas disa aplikimeve me kremra, bëhet i mundur eliminimi i tyre. Pas një muaji rezultatet do të jenë më të dukshme sepse lëkura do të jetë më e lëmuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Tri ushtrime për gjoks të bukur dhe të fortë

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Nëse ndieni ngërçe gjatë shtatzënisë, rrini të qeta: Shtypja mund të jetë e dhembshme, mirëpo me këto tri mënyra mund ta zgjidhni

Si të rregulloni problemet më të zakonshme në çift

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës