LAJMI I FUNDIT:

Operacion antidrogë në Tiranë, kapet një kilogramë kokainë, dy të rinj në pranga

Operacion antidrogë në Tiranë, kapet një kilogramë kokainë, dy të rinj në pranga
Foto: Ilustrim

Policia e Tiranës ka kryer një operacion antidrogë në kryeqytet, si rezultatit i të cilit është kapur rreth 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë ndërsa 2 persona janë arrestuar. Në pranga kanë përfunduar Klajdi Serjani (nipi i Pajtim Serjanit) dhe Xhenjo Manushi, raporton A2 CNN.

Dy të arrestuarit janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve. A2 CNN mëson se prej të paktën 6 muajsh Antidroga i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit.

Kryesisht ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish parkut por dhe në zona të tjera të Tiranës. Të dy kanë qenë në të njëjtën makinë luksoze dhe sapo kanë ndaluar kanë dalë me çantën me drogë. Në këtë moment agjentet e antidrogës kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori