LAJMI I FUNDIT:

OpenAI tani ju mundëson që të mos ruani historinë e bisedave që bëni me ChatGPT-n

OpenAI tani ju mundëson që të mos ruani historinë e bisedave që bëni me ChatGPT-n

OpenAI tani ju jep mundësinë për të çaktivizuar historinë tuaj të bisedës kur përdorni chatbotin e tij ChatGPT.

Siç shpjegohet në një postim në blog, OpenAI thotë se nuk do t’i ruajë bisedat tuaja të mëparshme kur e çaktivizoni ruajtjen e bisedës dhe as nuk do t’i përdorë ato biseda për të ndihmuar në trajnimin e modeleve të tij të Inteligjencës së Artificiale, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, kompania do të ruajë bisedat e reja me ChatGPT-n deri në 30 ditë për të “monitoruar situatën nëse bëhet fjalë për abuzim”, përpara se t’i fshijë ato përgjithmonë. Gjithashtu, kompania tha se cilësimet nuk do të zbatohen për bisedat ekzistuese kur  e keni pasur historikun e aktivizuar të bisedave, që do të thotë se OpenAI mund t’i përdorë ende ato për trajnimin e modeleve.

Mund të rregulloni cilësimet e të dhënave tuaja duke hyrë në llogarinë tuaj të ChatGPT-s dhe më pas duke zgjedhur tri pikat afër e-mail adresës tuaj në këndin e mëposhtëm majtas të ekranit. Nga këtu, klikoni në Settings, pastaj Data Controls, dhe pasi të klikoni në butonin “Show” e keni opsionin “Chat History and Training”, djathtas shihet butoni ku mund të çaktivizoni ruajtjen e bisedave.

Ju gjithashtu e keni mundësinë të klikoni në opsionin Export Data që përmban informacione tuaja të mbledhura nga ChatGPT.

Pasi të keni çaktivizuar historikun tuaj të bisedës, do të vini re se asnjë nga bisedat tuaja të reja nuk ruhet në shiritin tuaj të historisë në anën e majtë të ekranit. /Telegrafi/