Drejtori i Klinikës Onkologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi një intervistë për Telegrafin ka folur për sëmundjen e kancerit, mënyrën e trajtimit, dhe numrin e të prekurve në vendin tonë.
Kurtishi ka thënë se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit në Kosovë, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë, duke theksuar se tentojnë që ta avancojnë shërbimin e radioterapisë dhe kimioterapisë, duke përdorur teknika të reja të mjekimit të këtyre sëmundjeve.
“Kemi filluar me përdorim të perfusomatëve, që është diçka shumë e mirë, ku kimioterapia jepet në mënyrë të kompjuterizuar. Kemi nevojë për hapësira pak më shumë, sepse fluksi i pacientëve që kërkojnë shërbime te ne është në rritje, që shërbimet të jenë më kualitative”, ka shtuar Kurtishi.
Sipas tij, stafi në Klinikën e Onkologjisë e bëjnë punën më shumë vullnet dhe pasion, në mënyrë që të ketë shërbim modern dhe të mirë, duke qenë kështu për të, konkurrent me vendet tjera të rajonit.
Kurtishi ka thënë se kanceri po konsiderohet si sëmundja e shekullit, sepse sëmundjet malinje sipas tij, janë në vendin e dytë për nga renditja ato që shkaktojnë vdekjet.
“Numri i rasteve të reja të prekur nga kancerit, në bazë të dhënave tona, lëviz nga 1500 deri në 1600 persona, me një marzhë të gabimit deri në 10 për qind, që nuk lajmërohen te ne, por marrin trajtim jashtë Kosovës ose në klinika private”, ka shtuar ai.
Kurtishi ka theksuar se numri i të prekurve me kancer në krahasim më vendet e rajonit, është më mirë, duke shtuar se “jemi aty aty me Maqedoninë me numër të banorëve, derisa vendit fqinj ka dyfish numër më të madh të të prekurve”.
Ai ka thënë se në Kosovë ka më pak të zëmë kancer të prostatës në krahasim me vendet e Evropës, kjo për arsye se sipas tij, në vendet perëndimore popullsia është më në moshë.
“Shkaqet që mund të prekeni nga kanceri, janë të ndryshme: janë të jashtme dhe të brendshme. Te shkaqet e brendshme hyjnë: mosha, gjinia dhe trashëgimia. Faktorë të jashtëm, janë të ndryshëm, sikurse: stili i jetës, mënyra e ushqyerit, faktorët e riskut si rrezet ultravjollce, viruseve, konsumimi jo adekuat i ushqimit, konsumimi i alkoolit, duhanit, mos aktivitetit fizik. Të gjitha këto e bëjnë trupin më të predispozuar që të ketë ndonjë defekt në qelizat tona trupore, ku njëra nga ato mund të jetë ndonjë sëmundje malinje”, ka shtuar Kurtishi.
Onkologu Kurtishi ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij në një konferencë ndërkombëtare me profil gjenetik të sëmundjeve malinje, të mbajtur në Mynih të Gjermanisë, e cila sipas tij, ka të bëjë kryesisht më profilin gjenetik të sëmundjeve malinje, dhe mjekimin e tyre sipas të arriturave të fundit.
“Detektohen ato gjene përgjegjëse për tumore, dhe pastaj jepet terapi që i shenjëzohen ato gjene, ku tentohet duke i manipuluar ato gjene të i mashtroj dhe t’i fut në një cikël të vetëvrasjes ato qelizat e këqija që i themi ne, dhe pastaj ta shëroj sëmundjen. Mjekësia po ndryshon për të mirë vazhdimisht. Zbulimet e fundit ndodhin pothuajse çdo herë në fushën e Onkologjisë, sidomos me manipulimet me sistemin tonë imun dhe me nivelin gjenetik. Sot në botë bëhet ajo që njihet si tumorbordet, ku ka kaluar nga një nivel klinik në një nivel gjenetik, mbledhin profilet gjenetike të sëmundjes, dhe aty diskutohen një grup ekspertësh, në bazë të atij profili gjenetik jepet edhe terapia. Kjo ka rëndësi shumë të madhe. E njëjta sëmundje mund të sillet ndryshe te individë të ndryshëm. Sepse jemi gjenetikisht të ndryshëm, edhe pse jemi të gjithë njëjtë si njerëz, dallojnë gjenet tona, edhe për nga sëmundja”, tha ai.
Kurtishi më tutje ka theksuar se mjekësia ka arritur në atë nivel, ku një tumor i mushkërive sipas tij, do të ketë profil gjenetik të njëjtë me një tumor të trurit, ose tumor të zorrëve.
“Varësisht prej gjenit, ai gjen do të detektohet, do të shihet që është i sëmurë, dhe do të shenjëzohet me informata të caktuara, dhe pastaj do të targetohet me barna të veçanta, që duke e manipulu atë gjen do të sjellin rezultatet e pritura. Rezultatet janë evidente, pacientë që kanë fillu me marrë terapinë me këto barna, kanë mbijetuar. Ajo është trendi i së ardhmes, që shpresojmë këto pesë vitet e ardhshme të bëhet edhe më shumë. Ky trajtim shpresojmë që të standardizohet për gjithë popullatën”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zgjedhjet parlamentare 2025, e gjitha që po ndodh në orën e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ora-e-fundit-zgjedhjet-2025-780x439.png)
Zgjedhjet parlamentare 2025, e gjitha që po ndodh në orën e fundit
![Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-komunat-780x439.png)
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
![DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-780x439.jpg)
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
![EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/exitpolli-lajm-780x439.jpg)
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
![Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-13-780x439.png)
Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar
![Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike - mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pragee-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike - mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi