LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 5 debuton më 15 qershor

OnePlus 5 debuton më 15 qershor

OnePlus besohet se do ta lansojë modelin më të ri të telefonit të saj, OnePlus 5 më vonë këtë muaj, edhe pse kompania nuk ka dhënë një datë për ngjarjen e tyre mediale.

Sipas një raporti të kohëve të fundit, OnePlus do ta zyrtarizojë telefonin e saj më të ri më 15 qershor, por kjo datë ende nuk është konfirmuar.

Ne dëgjuam dje datën e 15 qershorit si një datë të mundshme për lansimin e pajisjes dhe tani ka më shumë prova që janë shfaqur lidhur me këtë datë nga një burim tjetër.


OnePlus 5 thuhet se vjen me një ekran me diagonalen prej 5.5 inç me një rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Telefoni me sa duket do të shfaqë procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 835 dhe do të vijë me 6GB RAM dhe një zgjedhje prej 64GB dhe 128GB të memories së brendshme.

Pajisja gjithashtu do të shfaqet me dy kamera të pasme, edhe pse nuk dimë sa megapikselë do të ketë në këto kamera.