LAJMI I FUNDIT:

Omicroni mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta, sugjeron një studim francez

Omicroni mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta, sugjeron një studim francez

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta, sugjeron hulumtimi i fundit nga shkencëtarët francezë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësua transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditen e plotë të gjenomit.

Studimi, i cili u publikua në faqen “medRxiv” dhe ende nuk është rishikuar nga kolegët, analizoi 131,478 teste të shqyrtimit në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor të vitit 2021.


Rezultatet treguan se tek të rinjtë, prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta.

Në zonat më me rrezik të lartë në Francë, studiuesit zbuluan gjithashtu se numri i infeksioneve me dy variantet e mëparshme u rrit ndjeshëm me kalimin e kohës.

Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektivitetin e virusit tek njerëzit e infektuar me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë tek njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore. Diferenca ishte afërsisht 105 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori